« Koment » Politika pa moral s`është art i qeverisjes por është art i mashtrimit
« Demiri për Zhurnal » Kritikat e para nga Brukseli për Qeverinë Zaev janë me vend
« Koment » Gjuha Shqipe pretekst për propagandë politike?!
Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Saliji: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në frymën e Marrëveshjes së Ohrit
Bilen_Saljiji_Minister.jpg

Shkup, 13 shtator - Ministri i drejtësisë- Bilent Saliji: Me miratimin e këtij  Ligji, do të bëjmë një hap tutje për ruajtjen e vlerave demokratike 

Shkup, 13 shtator - Ministri i drejtësisë, Bilent Saliji, sot në Parlamentin ne Maqedonisë, dha detaje rreth Propozim Ligjit për gjuhën shqipe si dhe përdorimi i saj në institucione të ndryshme.

"Procesi i zyrtarizimit të gjuhës shqipe pati realizimet e veta që reflektonin direkt frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Etapat nëpër të cilat kaloi nisën me amendamentet kushtetuese që hapën portën e parë kundrejt kornizave të deriatëhershme brenda të cilave zhvillohej dinamikë jogjithpërfshirëse. Amendamenti i pestë paraqet konsekuencën më frytdhënëse të angazhimeve tona duke vendosur bazat e normave mbi të cilat do të mbindërtohet sistemi politik dhe juridik në aspekt të zbatimit të gjuhës të cilën e flasin me se paku 20% e qytetareve. Paragrafi një dhe dy i këtij amendamenti parasheh se gjuhë tjetër zyrtare pos gjuhës maqedonase – është edhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë në mënyrë të përcaktuar sipas këtij neni.Propozim – Ligji për përdorim të gjuhëve është destinacioni i radhës që konvergon gjithë kërkesat dhe nevojat e përmendura më parë, si dhe graviton rreth cakut perspektiv të vendit tonë: Zbatimit të plotë të rekomandimeve të Unionit Evropian. Si rezultat i kësaj, Qeveria reformuese e Republikës së Maqedonisë e shënon këtë ligj me flamurin evropian me qëllim që edhe proceduralisht ta emërojë atë sipas karakteristikave dhe cilësive që posedon. Respektivisht, në nenin e parë parashihet që gjuhë zyrtare pos gjuhes maqedone është edhe gjuha te cilën e flasin me se paku 20% e qytetareve në pajtim me këtë ligj. Për të realizuar qëllimet e këtij ligji, promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e tij , themelohet Agjenci për zbatim të gjuhës të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Kjo agjenci do të ketë për detyrë mbështetjen e institucioneve në realizimin e obligimeve të tyre qe burojne nga ky ligj.. Me miratimin e Propozim – Ligjit për përdorim të gjuhëve ne dëshmojmë që kemi absorbuar parakushtet për një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të integruar.. Të mos keqinterpretojmë- por të lexojmë dhe kuptojmë gjuhën e shkruar të Kushtetutës sonë parimet e së cilës frymojnë një materie të gjallë, dinamike, që ndryshon dhe përparon. Me miratimin e këtij Propozim-Ligji, do të bëjmë një hap tutje në tejkalimin e diferencave dhe ruajtjen e vlerave demokratike të sistemit tonë politik dhe juridik, dhe me këtë gjithnjë e më shumë do t’i përafrohemi integrimit të vendit tonë në bashkësinë euro-atlantike, përfundoi ministri i drejtësisë, Saliji para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 21:56  | D.J. | 1,431 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.