Butaris: Prefektura e Selanikut nuk zhvillon politikë të jashtme
« Analistët » Në emër të reformave dhe paqes, shtyhet ligji për përdorimin e gjuhëve
« Zekolli për Zhurnal » 22 Nëntori festë unifikuese për shqiptarët
Lika nderon doajenët e arsimit shqip
Pjesëtari rus i IS-it u dënua me vdekje në Bagdad
auto_russ1505284435.jpg

Një luftëtar rus i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), i cili është zënë dje në Mosul, është dënuar me vdekje me varje, kanë njoftuar autoritetet e Irakut.

 

Personi i paemëruar kishte luftuar kundër forcave qeveritare irakiane prej vitit 2015 dhe ishte militanti i parë i lindur në Rusi, që u dënua me vdekje në Bagdad, kanë thënë zyrtarët.

 

Agjencia AFP ka raportuar se personi ishte 28 vjeçar dhe se gjatë hetimeve ai ishte njoftuar me fenë islame në Moskë, nga disa punëtorë ndërtimorë nga Uzbekistani.

 

Pas arritjes në Irak, ai e kishte marrë emrin, Abu Yasmina al-Russi, dhe ka njoftuar se ishte plagosur gjatë luftimeve para se të zihej në Mosul.

 

Forcat irakiane i kanë zënë qindra militantë të Shtetit Islamik gjatë operacionit të çlirimit të Mosulit.

 

Agjencia Reuters ka raportuar se autoritetet, po ashtu, po i mbajnë 1,400 bashkëshorte dhe fëmijë të militantëve të dyshuar, përfshirë edhe disa nga Rusia, Taxhikistani dhe Azerbajxhani.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 08:58  | Z.H. | 935 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Numërohet një vendvotim në Prizren, ndryshon rezultati
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Sela ka biseduar me Zaevin, ministria e Shëndetësisë do të mbetet te Aleanca
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.