Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
Opozita në krizë totale, aleatët e PD nisin lobimet te deputetët për të krijuar grup më vete parlamentar, garda e vjetër akuza Bashës
lulialeatet.png.jpg

Tiranë, 13 shtator - Opozita ndodhet në krizë totale. Pas rivalëve, të cilët i përjashtoi nga partia, Lulzim Basha nuk i ka marrëdhëniet e mira as me aleatët. Bashës do t’i duhet të gjejë një rrugë të ndërmjetme, për të mbajtur të bashkuar të djathtën shqiptare. Pas akuzave nga PD se kanë qenë aleatët ata që votuan pro Gramoz Ruçit, këta të fundit menduan të krijojnë një grup parlamentar më vete. Burime për gazetën “Sot” bëjnë me dije se aleatët kanë nisur lobimet për të tërhequr pas vetes deputetë nga PD. Duhen të paktën 5 deputetë për të formuar grupin parlamentar. Deri më tani janë deklaruar se do të dalin më vete kreu i LZHK, Dashamir Shehi, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe kreu i PDK, Nard Ndoka. Por kreu i PD, Lulzim Basha, duke parë situatën në të cilën ndodhet e djathta, mund të përdorë strategji për të mbajtur në radhë demokratët. Ashtu siç ka ndodhur më herët, Basha mund të bindë aleatët se do të fusë deputetët e tyre që të kandidojnë me listat e PD në zgjedhjet e ardhshme. Por nuk mbetet me kaq për Bashën. Përpos aleatëve, kritikët u janë rikthyer sërish lëvizjeve kundër Bashës. Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, i rikthehet akuzave se Basha është një i dështuar, ndërsa e ka ironizuar se në Parlament erdhi si “tigër prej letre”. “Në ditën e rikthimit të tij në parlament u rishfaq tigri prej letre, që nuk përdoret dot më as si dordolec, i cili mori guximin të flasë për moral dhe për votën e lirë. Pikërisht, për dy temat përvëluese të Republikës së Re, që të paktën sot duhet të ishin tabu. Dhe m'u kujtua se si për më shumë se dy vjet më ka zënë "goja lesh" për zgjedhjet dhe për reformën zgjedhore në mbledhje grupi dhe kudo tjetër, ku kam pasur mundësi të shprehem (ka dëshmitarë të panumërt për këtë). Por në atë kohë, ky "kalorës" i votës së lirë, sikur nuk ishte aty, kur unë flisja, sepse kishte halle më të madhe mbi supe për të zgjidhur”, tha Patozi. Ish-deputeti më tej e konsideron Bashën, kartë të djegur. “Ai tashmë është kartë e djegur kryesisht për mënyrën se si i menaxhon humbjet e njëpasnjëshme, që thellohen, jo rastësisht, në progresion gjeometrik. Ato konsiderohen përgjithësisht si "fitore", për të cilat lideri ka meritën e vetme, dhe demokratëve do t'u duhet që ideatori i Republikës së Re të mbetet një ditë fillikat i vetëm, që të kujtohen se partia e tyre i ka humbur zgjedhjet”, shprehet Patozi.

Topalli thumbon Bashën

Në 19 vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, nuk ka lënë pa thumbuar kreun e PD, Lulzim Basha. Ajo kujton se viti 97 ishte i vështirë dhe në atë kohë bëhej opozitë e fortë me lider të vërtetë. Përmes një mesazhi të shkurtër në faqen e saj zyrtare në Facebook, Topalli ka publikuar një fotografi, ku shfaqet në krah të Azem Hajdarit dhe Sali Berishës. Konkretisht, ish-deputetja Topalli shkruan përbri fotos se ishte opozita e vështirë e vitit ’97, por me liderë të vërtetë, pa llogari dhe me zemër për të rivendosur Shqipërinë në shinat e demokracisë. “In memoriam! 20 vjet më parë, në opozitën e vështirë të 97-ës, por me liderë të vërtetë, pa llogari dhe me zemër për të rivendosur Shqipërinë në shinat e demokracisë!”, shkruan Topalli.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 09:15  | Xh.I. | 457 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
Uragani Maria drejt Republikës Domenikane, flet shqiptari: Jemi futur ..
Albatriti nuk do t’ia falë Meritës për këtë fotografi ‘shokuese’ të tij, që ajo ia ka publikuar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.