« Koment » Politika pa moral s`është art i qeverisjes por është art i mashtrimit
« Demiri për Zhurnal » Kritikat e para nga Brukseli për Qeverinë Zaev janë me vend
« Koment » Gjuha Shqipe pretekst për propagandë politike?!
Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Monika Kryemadhi shpërthen ndaj Metës për dekretimin e qeverisë së re, akuza Ramës për programin
mona_0.jpg

Tiranë, 13 shtator - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar ndaj programit qeverisës të prezantuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat në seancë plenare.

Kështu, dje nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi e quajti një fletëpalosje me gabime programin e qeverisë “Rama 2”, ndërsa deklaroi se kryeministri është kujdesur t’i qepë një kostum të ngushtë programit që e quan qeveri të vogël. Sipas saj, në program nuk ka asgjë konkrete. “Nuk kanë pasur kohë të shkruajnë. Ky është një program batutash të shkruar keq, me gabime e lajthitje. Kryeministri është kujdesur që programit t’i qepë një kostum të ngushtë që e quan qeveri të vogël. Kryeministri është kujdesur të shkatërrojë edhe debatin për programin, duke mos paraqitur një program qeverisës të mirëfilltë me parimin si të mos flasim për diçka që nuk ekziston. Pavarësisht pozicionit tonë opozitar do të donim të diskutonim mbi një program të mirëstudiuar. Ne nuk jemi në politikë për të dashur apo shkatërruar punën e mirë të kundërshtarëve tanë. Edhe këtë fletëpalosje e pamë me kujdes. Si mund të krenohet kjo qeveri me një rritje ekonomike bombastike kur të ardhurat në xhepat e qytetarëve shqiptarë janë si 10 vjet më parë? E vërteta është që rritja ekonomike në këto vite ka qenë më pak se inflacioni, thënë ndryshe shqiptarët janë varfëruar. Shqiptarët blejnë më pak sepse paraja ka rënë”, nënvizoi ajo.

Mirëpo kritikave të Kryemadhit nuk i ka shpëtuar as Presidenti i Republikës Ilir Meta, bashkëshorti i saj. Nga foltorja e Kuvendit, ajo bëri një tablo të zymtë të situatës në vend, duke e quajtur katastrofike, ndërsa theksoi se për situatën në vend mban përgjegjësi secili, përfshirë edhe Presidenti i Republikës. “Ky është shteti që duam? Kjo është Shqipëria që duam? Prandaj të nderuar kolegë! Unë dua të shtroj një pyetje të thjeshtë: Kush mban përgjegjësi për këtë situatë katastrofike të rendit, të ekonomisë, të shoqërisë, si dhe për këtë imazh të dërrmuar dhe të shëmtuar ku gjendet Shqipëria sot? Jam e bindur secili prej nesh, edhe Presidenti i Republikës që firmosi dekretet pa u tharë boja e firmës së Anastasit në proces verbal e zgjedhjes së kryetarit, por qeveria shumë më shumë!”, u shpreh Kryemadhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 09:17  | Xh.I. | 888 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.