« Koment » Politika pa moral s`është art i qeverisjes por është art i mashtrimit
« Demiri për Zhurnal » Kritikat e para nga Brukseli për Qeverinë Zaev janë me vend
« Koment » Gjuha Shqipe pretekst për propagandë politike?!
Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Mbyllet faza e parë e regjistrimeve, zbardhen kuotat në Universitetin e Tiranës dhe Mjekësisë, ja kush mund të përfitojë
maturante_3.jpg

Tiranë, 13 shtator - Mbyllet faza e fundit e raundit të parë të regjistrimeve të maturantëve fitues në universitete. Nga sot fillon edhe faza e akumulimit të të gjithë informacioneve për të gjithë maturantët që iu nënshtruan sesionit të dytë të provimeve të maturës, dhe më datë 15 shtator fillon aktualisht edhe faza e dytë e regjistrimeve që do të jetë dhe ajo përfundimtare. Ndonëse një numër jo i vogël maturantësh akoma nuk janë shpallur fitues në universitete të ndryshme kjo do të jetë dhe faza që do t’i përcaktojë fitues në universitete. Por edhe pse një pjesë e madhe e këtyre maturantëve vazhdon të jetë nën presion për shkak të mosshpalljes fitues, universitetet kanë zbardhur të gjitha kuotat bosh për të gjithë këta maturantë në mënyrë që secili prej tyre të bëj llogaritjet në lidhje me degët e preferuara që ata kanë. Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni deklaroi, dje, se në Universitetin e Tiranës janë dhe 915 kuota bosh për raundin e dytë. “Në raundin e parë janë regjistruar 4716 studentë nda 5631. Kanë mbetur edhe 915 studentë që janë në dispozicion për raundin e dytë”, tha Koni. Por rektori ritheksoi edhe njëherë se edhe gjatë kësaj faze mundësitë më të mira do të jenë për të gjithë studentët që e kanë mesataren më të lartë pasi në fazën e parë mesatarja e studentit të fundit rezulton të jetë tetë. “Nga vlerësimet paraprake përkatëse rezulton se në nivel universiteti, mesatarja e studentit të fundit të regjistruar në universitet është 8 e lartë. Kjo është një cilësi shumë e lartë për universitetin e Tiranës”, u shpreh rektori. Ndërkaq Koni bëri të qartë për studentët se edhe kjo fazë do të jetë një garë nga e para, ç’ka u mundëson maturantëve që të zgjedhin 10 preferenca qoftë edhe ato që zgjodhën gjatë raundit të parë veçse gara do të jetë më e vështirë se në fazën e parë. “Absolutisht është garë nga e para, veçse kampioni është më i kufizuar”, u shpreh Koni.

Kuotat

Mbyllja e fazës së parë të regjistrimeve ka bërë që Universiteti i Mjekësisë dhe ai i Ekonomisë të bëjnë publike kuotat e lira që këto universitete disponojnë. Në Universitetin e Mjekësisë edhe pse dega e Mjekësisë e përfundoi fazën e regjistrimit për shkak të plotësimit të kuotave, në degët e tjera vijojnë të mbeten edhe 91 kuota të lira. Kështu degët që kanë më shumë kuota të lira janë dega e Teknik Laboratorit 24 kuota, Imazheri 16, Fizioterapi 14 dhe Shëndeti Publik 13 vende të lira. Por edhe pse janë 91 kuota të lira kjo fazë do të jetë shumë e vështirë për kandidatët me notë mesatarë 7 pasi edhe këtë vit Universiteti Mjekësisë ka ndryshuar rregulloren duke afruar pranë vetes studentët më të mirë. Ndërkaq janë dhe 81 vende të lira në Universitetin Ekonomik nga të cilat 39 në Ekonomiks, 21 në Informatikë Ekonomike, 15 në degën Administrim Biznesi dhe 6 vende të lira në Financë. Sipas informacioneve që kanë qarkulluar pranë fakulteteve shanset e kandidatëve për studentë me notë mesatare mbi 6 janë të shumta gjatë kësaj faze regjistrimi. Ndërkohë që MAS dhe universitetet u bëjnë dhe njëherë thirrje maturanteve që gjatë kësaj faze të shikojnë me kujdes të gjitha kuotat e lira dhe të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e degëve pasi mundësitë për të fituar janë të shumta në Universitetin e Tiranës për të gjithë maturantët me notë mesatare mbi 6.   

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 09:17  | Xh.I. | 682 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.