Butaris: Prefektura e Selanikut nuk zhvillon politikë të jashtme
« Analistët » Në emër të reformave dhe paqes, shtyhet ligji për përdorimin e gjuhëve
« Zekolli për Zhurnal » 22 Nëntori festë unifikuese për shqiptarët
Lika nderon doajenët e arsimit shqip
Tahiri: Raporti për Demarkacionin është i njëjti, nuk është anuluar as ndërruar
auto_ramush-tahiri1505252295.jpg

Prishtinë, 13 shtator - Ramush Haradinaj me të filluar punën si kreu i qeverisë, shkarkoi komisionin shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi dhe e propozoi Shpejtim Bulliqin që të formojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror të Demarkacionit.

 

Në anën tjetër, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka rikonfirmuar mbështetjen për versionin e Demarkacionit të para dy vjetësh, sipas të cilit Kosova nuk humb territor.

 

 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin marrëveshjen e arritur për demarkacionin e kufirit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Malit të Zi në  vitin 2015, me të cilën asnjëra nga shtetet nuk humbasin territor. Ne presim që kjo çështje të zgjidhet shpejt duke ruajtur marrëdhëniet konstruktive dhe shumë pozitive ndërmjet dy vendeve” thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së.

 

Lidhur me gjithë këtë, politologu Ramush Tahiri në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se komisionit i ka kaluar mandati prej gati një vit dhe se tani duhet të jetë një tjetër, derisa shton se Bulliqi është caktuar si ekspert i mirë dhe jo për shkak të qëndrimit të tij për demarkacionin.

 

 “Komisionit gati që një vit i ka kaluar mandati. Në kompetencë të Qeverisë është emërimi i komisionit i cili është permanent dhe për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit. Nuk është komision i veçantë për caktim të kufirit të Kosovës me shtetet fqinje. Buliqi është ekspert i mirë e ka edhe përvojën e një deputeti dhe e din si funksionojnë çështjet shtetërore. Nuk është për të besuar që në këtë pozitë është caktuar, njëherë për të gjetur e propozuar anëtarët e tjerë e mandej me vendim emërohet i gjithë komisioni, pra nuk mendoj se Bulliqi është caktuar këtu për shkak qëndrimit të tij ndaj demarkacionit me Malin e Zi”, ka deklaruar ai.

 

Tahiri më tej thotë se është po i njëjti raport për demarkacionin dhe ende nuk është ndërruar apo anuluar nga qeveria.

 

“Qeveria nuk e ka hedh poshtë as nuk e ka anuluar raportin e komisionit shtetëror. Pra kjo s’ka asnjë pasojë. Është ndërrim jo shkarkim. Është normale se njerëzve iu ka kaluar mandati për kohën që janë zgjedhur. Edhe për Qeverinë tonë ai version ka mbetur. Nuk u tha që kanë hequr dorë, që do ta rishqyrtojnë edhe njëherë në Qeveri e aq ma pak se Qeveria e ka anuluar”, është shprehur Tahiri për “Bota sot”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 09:06  | Z.H. | 469 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Numërohet një vendvotim në Prizren, ndryshon rezultati
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Sela ka biseduar me Zaevin, ministria e Shëndetësisë do të mbetet te Aleanca
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.