« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
Donçev: Firma e kumbarit të Gruevskit importon ilaçe të falsifikuara nga Turqia
« Akademikët shqiptarë » Ligji i gjuhëve ka baza kushtetuese dhe i njëjti duhet të plotësohet
ASHAM-780x439.jpg

Shkup, 14 shtator - Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë reagoi për ligjin e gjuhëve në Maqedoni, në Kuvendin e Maqedonisë krahas asaj që i njëjti u kërkua të hiqet nga rendi i ditës shkaktoi edhe përleshje verbale ndërmjet deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryeparlamentarit, Talat Xhaferit. Sipas tyre dhe një pjesë të akademikëve maqedonas ligji i gjuhëve është antikushtetues.

Megjithatë, akademikët shqiptarë Abdulmenaf Bexheti, Izet Zeqiri dhe Alajdin Abazi për Portalb.mk vlerësuan se ligji është një hap pozitiv i plotësimit të nevojave të shqiptarëve, ka baza kushtetuese dhe i njëjti duhet të plotësohet edhe më tej që të arrijë nivelin e zyrtarizimit, ashtu siç edhe u paralajmërua në fillim.

“Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për gjuhën shqipe, kështu siç është draftuar, duke pasur parasysh ekuacionin politik të shumicës parlamentare, mendoj se paraqet një avancim maksimalisht të mundur brenda Kushtetutës ekzistuese. Sigurisht që nuk është zgjidhja përfundimtare në përputhje me nevojën dhe realitetin e shqiptarëve në Maqedoni, si gjuhë e dytë zyrtare. Zgjidhja përfundimtare duhet të sigurohet me ndryshimin e Kushtetutës, sapo të krijohen kushte për këtë. Te Kushtetuta ekziston “fyti i ngushtë”, bile nga preambula e saj, ku shqiptarët si bashkësi etnike me përfaqësim rreth 1/3 e popullsisë autoktone futet në një “kosh të përbashkët” me gjitha bashkësitë tjera etnike në vend”, tha Bexheti

Abdulmenaf Bexheti vlerësoi se “ka mundur më herët të bëhet ky ndryshim kushtetues, posaçërisht para 2-3 viteve kur edhe u hap procesi nga vetë atëherë shumica maqedonase, VMRO-DPMNE me disa amendamente të panevojshme. Asokohe nuk u shfrytëzua momenti, kur edhe ekuacioni politik i shumicës parlamentare mundësonte një gjë të atillë. Tani duhet të punohet në këtë objektiv për zgjidhje përfundimtare të çështjes se gjuhës”, tha ai.

Sipas akademikut Alajdin Abazi ligji është një hap pozitiv por që nuk është ajo çfarë edhe premtua prandaj i njëjti duhet të plotësohet në të ardhmen.

“Ligji tregon një avancim por nuk bëhet dygjuhësia siç mendohet dhe siç u parashikua për të. Duhet të bëhen ndryshime dhe plotësime që i njëjti t’i plotësojë nevojat e shqiptarëve”, tha Abazi.

Edhe akademiku Izet Zeqiri vlerësoi se ligji i gjuhëve nuk është statik dhe i njëjti duhet të plotësohet.

“Ligji i gjuhëve është një avancim i përdorimit të gjuhës së njëzet përqindëshit të popullsisë dhe kjo është një hap pozitiv. Megjithatë, nuk është i mjaftueshëm e statik dhe i njëjti duhet të ndryshohet e të plotësohet në të ardhmen që kapaciteti i përdorimit të saj të jetë i plotë”, tha Zeqiri.

Pretendimet se ligji i gjuhëve është antikushtetues, të paargumentuara shkencërisht

“Për ligjin në fjalë aktualisht ka akademikë individual me interpretim restriktiv dhe kërcënues se gjoja ligji i propozuar është antikushtetues por nuk arrijnë shkencërisht, sepse nuk kanë argumente shkencore për këtë, ta dëshmojnë si mundet që avancimi i gjuhës shqipe të kërcënon gjuhën maqedonase. Thjesht këto janë perceptime dhe paragjykime recidive nga sistemi i kaluar i këtyre individëve me atribute nacionalromantike”, vlerësoi Abdulmenaf Bexheti.

Në të njëjtën vijë qëndron edhe Izet Zeqiri ku duke vlerësuar se ligji ka baza kushtetuese kërkoi që të mos krijohen polarizime nga individ të caktuar.

“Ligji i gjuhëve ka baza kushtetuese pavarësisht interpretimeve të ndryshme. Krahas asaj që gjuha është diçka personale dhe çdo akademik ka lirinë e shprehjes së tij, sërish nuk duhet dëmtuar interesi i përgjithshëm i shoqërisë. Duhet të mos krijohen polarizime siç po krijohet nga individë të caktuar”, tha Zeqiri

Përskaj qëndrimeve negative të pjesëtarëve të saj, Akademia Shkencore e Arteve të Maqedonisë ka qëndrim të ekuilibruar ndaj ligji të gjuhëve. ASHAM kërkon që të zhvillohet debat konstruktiv gjatë miratimit të ligjit të gjuhëve me qëllim që të reflektohet Maqedonia si shtet demokratik dhe multietnik, në të cilin plotësohen nevojat dhe interesat e secilit qytetarë.

“Pluralizmi gjuhësor është karakteristikë imanente e shoqërisë multikulturore. Prej këtu, janë legjitime insistimet e bashkësive për avancim të së drejtave të tyre gjuhësore. Maqedonasit duhet ta respektojnë këtë dhe të shfaqin interes për gjuhët e bashkëqytetarëve të tyre dhe për avancim të së drejtave të tyre gjuhësore, kulturës dhe traditave. Por, edhe anasjelltas – përfaqësuesit e bashkësive të tjera duhet të tregojnë mirëkuptim, tolerancë dhe respekt për gjuhën maqedonase, si gjuhë e popullit shumicë, dhe për funksionin e tij integrues, bashkues”, qëndron në kumtesën nga ASHAM.

Javën e kaluar mbështetje për vendimin ligjor dha Komisioni kuvendor për Çështje Evropiane ndërsa sot edhe Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive. Sot ai erdhi në senacë plenare, gjë e bëri që deputetët e opozitares VMRO-DPMNE, në Kuvendin e Maqedonisë të vijnë deri në përleshje verbale me kryeparlamentarin Talat Xhaferi pasi që ky i fundit nuk pranoi kërkesën e deputetit Ilija Dimovski për pauzë, pauzë kjo që do të zvarriste edhe më shumë kalimin e këtij propozim-ligji me debat të shkurtër dhe në mënyrë të përshpejtuar, pasi që i njëjti mban flamurin evropian.

Sipas asaj që u tha nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vendosja e flamurit evropian është bërë me kërkesë të Bashkimit Evropian, vend ky që respekton ndryshimet në shoqëri. Vendosja e flamurit dhe plotësimi i kërkesës së BE-së do të përshpejton procesin eurointegrues të Maqedonisë.

Me propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve avancohet përdorimi i gjuhës shqipe përveç në nivel lokal, edhe në atë pushtetin qendror, si gjuhë që e flasin 20% e popullsisë së përgjithshme.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.09.2017, 10:04  | Xh.I. | 2,080 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
« Dramë në Kondovë » Burri rrah gruan e tij deri sa ajo u alivanos, ia merr djalin 8 vjeçar
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.