« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Ilir Meta: Fokus i qeverisë së re duhet të jetë reforma në drejtësi dhe rritja e sigurisë në vend
ilir-meta-e-il-nuovo-presidente-dell-albania.jpg

Tiranë, 14 shtator - Presidenti Ilir Meta dje ka dekretuar të gjithë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Kështu, gjatë fjalës së mbajtur për rastin, Presidenti Meta deklaroi se fokus i kësaj qeverie duhet të jetë zbatimi i reformës në drejtësi dhe bashkëpunimi i ngushtë midis mazhorancës dhe opozitës për reformat kyçe, ndërsa theksoi se qeveria duhet t'i përgjigjet kërcënimeve që vijnë nga terrorizmi. “Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që të krijohen sa më shpejt institucionet e reja të Drejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe, me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur. Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbushjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm”, nënvizoi ai. Ndërkohë në cilësinë e presidentit, Meta theksoi se një rëndësi të veçantë sa i takon sigurisë së vendit dhe rajonit janë marrëdhëniet e mira me fqinjët. Sipas tij, modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri. “Modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri që do të rrisin standardet e sigurisë kombëtare e publike, por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s. Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit ndaj besoj se Qeveria do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit tonë pasi vetëm përmes bashkëpunimit do garantojmë një të ardhme evropiane për të gjithë shqiptarët në rajon dhe popujt e tjerë me të cilët nuk na lidh vetëm gjeografia”, u shpreh ai. Meta shfrytëzoi daljen publike për të dhënë mesazhin se heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit të kombit. “Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje”, tha ai.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.09.2017, 09:12  | Z.H. | 469 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.