« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Superaksion në qendër të Durrësit, policët me maska kontrollojnë makinat luksoze
renea.jpg

Durrës, 14 shtator - Një aksioni i gjerë i Policisë në Durrës ka nisur prej dy ditësh: uniformat blu ushtrojnë kontrolle ndaj automjeteve luksoze.

 

Burime nga policia bëjnë me dije për “DurrësLajm” se që prej ditës së djeshme dhe sot, efektivët e policisë me maska në kokë, ndalojnë në rrugët kryesore të gjithë ata drejtues që kanë në përdorim automjete luksoze e të shtrenjta.

 

Fotoja që publikon “DurrësLajm” është shkrepur dje në sheshin “Liria”, aty ku uniformat blu kanë ndaluar këtë automjet luksoz tip “Jaguar” dhe po ushtrojnë kontroll të imtësishëm.

 

Sipas të njëjtave burime, mësohet se ky aksion vjen në kuadër të planit të masave operacionale “Vjeshtë 2017”, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për forcimin e masave për goditjen e grupeve kriminale dhe kapjen e aseteve kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurise publike. Operacioni është shtrirë në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë.

 

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit bëri me dije një ditë më parë se drejtoritë vendore po punojnë për identifikimin e të gjithë personave për të cilët ka të dhëna se kanë ushtruar dhe ushtrojnë aktivitet kriminal, janë shqetësues për komunitetin dhe disponojnë, ekspozojnë, administrojnë dhe përdorin pasuri të lidhura me veprimtarinë kriminale apo që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe më pas në bashkëpunim me Prokuroritë, Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykatën për Krimet e Rënda kanë si qëllim sekuestrimin e konfiskimin e pasurive kriminale.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.09.2017, 09:12  | Z.H. | 765 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.