« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks n..
Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
Dita e fundit për parashtrimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale
maqedonia_sot_ne_heshtje_zgjed-480x279_1.jpg

Shkup, 14 shtator - Afati për parashtrimin e listave të kandidatëve për Zgjedhjet lokale 2017 përfundon sot në mesnatë. Deri te komisionet zgjedhore komunale (KZK) prej para disa  ditëve, grupe votuesish dhe partitë kanë filluar t’i dorëzojnë listat e kandidatëve, edhe pse pjesa më e madhe e personave për të cilët qytetarët do të prononcohen tashmë janë shpallur.

KZK në afat prej 48 orëve nga pranimi i listës së kandidatëve vërteton nëse ajo është parashtruar në afatin përkatës dhe nëse është përpiluar në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor.

Parashtruesit e listave të kandidatëve kanë afat prej 48 orëve t’i mënjanojnë parregullsitë, ndërsa KZK i konfirmon me vendim. Listat që do të parashtrohen pas skadimit të afatit dhe nëse nga ato nuk mënjanohen parregullsitë e konstatuara do të hidhen poshtë. Listat e konfirmuara të kandidatëve KZK duhet t’i dorëzojë deri te Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) më së voni deri më 16 shtator për shkak të vërtetimit të orarit të listës së vetme të kandidatëve. Sipas Kalendarit për veprime zgjedhore, shorti duhet të mbahet më 18 shtator.

Më së voni deri më 21 shtator KZK i publikon listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe për kryetarë të komunave, ndërsa në ato komuna në të cilat më së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase, publikohen krahas gjuhës maqedonase dhe në alfabetin e tyre cirilik, edhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin që e përdorin qytetarët në atë komunë.

Katërmbëdhjetë shtatori është edhe afati i fundit për shpalljen e përshkrimeve për vendvotimet nëpër komuna të përcaktuara me Kodin zgjedhor.

KSHZ-ja sot do ta parashtrojë Listën zgjedhore deri te partitë politike, të cilat në afat prej pesë ditëve deri te Komisioni duhet të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave. Listën zgjedhore, në të cilën janë kryer të gjitha ndryshimet që dalin nga verifikimi publik, e shtypur në certifikata, KSHZ-ja e përfundon më së voni deri në 24 shtator. Listën e përfunduar zgjedhore KSHZ-ja e nënshkruan më së voni deri më 29 shtator.

Më 16 shtator KSHZ-ja do ta zbatojë shortin për reklamat dhe bilbordet për reklamim politik.

Zgjedhjet e gjashta lokale janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.09.2017, 09:17  | Xh.I. | 890 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.