« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Alarmi nga lojërat e luftës të Rusisë me armiq fallco
Screen-Shot-2017-09-14-at-08.40.42.jpg

Vendi nuk ekziston, kështu që nuk ka as ushtri, as ndonjë qytetar të vërtetë, megjithëse ka fituar një numër të madh “patriotësh” në internet. Duke filluar nga dita e enjte, megjithatë, shteti imagjinar, Veishnoriya, një distilim i frikës më të errët të Kremlinit nga Perëndimi, bëhet objektivi i fuqisë së bashkuar ushtarake të Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë.

 

Kombi u shpik për të siguruar një armik për t’u përballur gjatë një ushtrimi ushtarak gjashtë ditor, që pritet të jetë shfaqja më e madhe e fuqisë ushtarake ruse që nga fundi i Luftës së Ftohtë, një çerek shekulli më parë.

 

Stërvitja, e njohur si Zapad-2017, është përsëritje e fundit e një serie manovrash stërvitore që filluan nën Bashkimin Sovjetik në vitet 1970. Pas një pushimi të gjatë pas rënies së komunizmit, Zapad u ringjall në vitin 1999 dhe pastaj u zgjerua pasi Vladimir V. Putin u bë president në fund të atij viti.

Zapad, “perëndim” në rusisht, dikur përfshinte forca ushtarake nga vendet nën Paktin e Varshavës, aleanca ushtarake e udhëhequr nga sovjetikët, anëtarët jo sovjetikë të të cilës tani i janë bashkuar NATO-s. Sot stërvitja ushtarake është zvogëluar vetëm me dy pjesëmarrës – Rusia dhe Bjellorusia – por ajo ende shihet me frikë, nga planifikuesit ushtarakë në Perëndim.

 

Ajo vjen në një kohë të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Perëndimit, me Uashingtonin dhe Moskën që shkëmbejnë ndëshkime të përjavshme diplomatike. Nga përvoja e hidhur e ndërhyrjes së rusëve në zgjedhje dhe aventurizmin e tyre ushtarak gjatë viteve të fundit, zyrtarët perëndimorë kanë zhvilluar një mosbesim të thellë, kundrejt motiveve të Kremlinit dhe shpalljes së qëllimeve të mira.

Ekziston frika se Moska mund të lëvizë shumë më tepër trupa në Bjellorusi, se sa ka ndërmend të tërheqë, duke krijuar një prani ushtarake të përhershme, në kufi me vendet e NATO-s. Dhe zyrtarët në Baltik dhe Poloni kanë shprehur alarmin se stërvitja mund të përdoret si një mbulesë për agresionin rus, siç ndodhi në vitin 2014, kur Moska organizoi stërvitje në shkallë të gjerë, për të maskuar përgatitjet për aneksimin e Krimesë dhe ndërhyrjen pro rebelëve rusë në Ukrainën lindore.

 

“NATO do të monitorojë stërvitjen së afërmi”, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, në një intervistë kohët e fundit në Bruksel. / Bota.al

 

FacebookTwitterGoogle+LinkedIn

Më pëlqen

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.09.2017, 09:03  | Z.H. | 679 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Varrosen mbetjet mortore të masakrës së vitit 1913 » Ahmeti: Gjenocidi i Çubrilloviçit tentoi të shfarosë popullin shqiptarë, Lika: E kaluara e dhimbshme ka qenë e drejtë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.