"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Mos e kafshëroni politikën

Shkruan Xhenis SULIMANI

Në çdo ndarje postesh, përpilim listash kandidatësh për pozita të ndryshme … na vinë argumente plus për të përfunduar se halli i politikanëve nuk është njerëzorja në politikë, por egoja. Egoja dëshmon se në mendësinë politike shqiptare është kafshërorja ajo që e dominon njerëzoren.

Politikanët shqiptarë, definitivisht e rrëzojnë çdo teori politike. Ata qënien politike nuk e lidhin me njerëzoren për asnjë moment. Politika duke qenë art për të mirën e përgjithshme përjashton egon nga shpirti saj, për faktin se egoja është e limituar. Ndërkaq, interesi i përgjithshëm kërkon që të dalësh përtej këtyre kufijve.

Mendoj që nuk gaboj nëse edhe këtë periudhë e quaj, njëjtë sikur Konrad Heideni që vlerësoi periudhën e Hitlerit, si “epoka e pandershmërisë intelektuale dhe morale. Mjafton të vështrosh funksionimin e partive tona politike. Absolutisht të gjitha funksionojnë si sekte. Le që duhesh të jesh rreptësisht i një mendimi më liderin e partisë për çdo gjë, por duhesh t’i respektosh maksimalisht strukturat, pa bë zë. Listat për deputet dhe këshilltarë nuk bëhen nga strukturat dytësore (lokale), por vendos qendra- klani i lidhur ngushtë njëri me tjetrin, që pak e hiç e çajnë kokën për degët. Kjo edhe më tepër forcon argumentin se interesat e partive s’kanë të bëjnë me politikën-interesin e përgjithshëm, por që janë të kufizuara.

Kandidimi i protagonistëve kryesorë të partive politike nëpër funksionet ku përgjegjësitë janë më të vogla është shembulli për atë që shkrova më lartë. Kjo le që tregon pafuqinë e tyre, për tu ballafaquar me politikat e mëdha, por vërteton edhe atë se të njëjtit nuk kanë besim ose kualitete kadrovike për t’ua deleguar punët lokale, ose thjeshtë ndjehen si të plotfuqishëm dhe vetëm ata mund t’ia dalin në cdo funksion politik, nuk ekziston potencial tjetër njerëzor. Kjo ngjason më xhunglën, në xhungël më i forti do të vrapojë për çdo hapësirë për çdo cak, të tjerët le të frikohen derisa “luani” ecë lirshëm.

Vlerësoj se koha është t’i japim më shumë sens politikës, më shumë njerëzore, më shumë mundësi për secilin, duke e “vrarë” egon. Pozitat e funksionet s’duhet të jenë të garantuara për klane apo individ të caktuar. Kur e dimë se pushteti absolut, absolutisht korrupton, pse të kemi figura absolute për të garuar me të njëjtit në çdo fushë. Thjeshtë thënë pse duhet të kultivojmë kësi njerëz, pa njerëzore në to.

Pse të mos jetë maksima jonë, si ajo e Demokritit: “Unë parapëlqej jetën e varfër në demokraci sesa pasurinë në një tirani”. Mospëlqimi i kësaj maksime nga ana e shoqërisë tonë, po krijon njerëz të pasur, të fuqishëm- me pushtet absolut e pastaj të njëjtit po e testojnë forcën e tyre nëpër pozita të ndryshme vite e vite.

 18.09.2017, 11:29  | Xh.I. | 1,660 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.