« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Plloshtani: Të mbizotërojë një fushatë korrekte pa fjalë kërcënuese
1_177.jpg

Shkup, 18 shtator - Në këto zgjedhje do të kemi një betejë të ashpër. ku partitë politke do të tentojnë që të shtrijnë kontrollin e tyre sa më të madh në të gjitha nivelet e pushtetit, në rastin konkret, në pushtetin lokal, thotë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, analisti politik, Bujar Plloshtani, i cili shton  se pavarësisht të të gjitha rrethanave kandidatët e mundshëm për kryetarë komunash duhet të ruajnë fjalorin ofendues dhe kërcënues do të mund të tregojnë se janë të pjekur moralisht për t'i prirur sfidave të mëdha shoqërore. 

"Beteja në këto zgjedhje lokale do të jetë mjaft e ashpër, ku subjektet politike do të mundohen të shtrijnë ndikimin e tyre për të pasur sa më shumë nën administrimin e tyre autoritetet loakle. Andaj, kjo do të jetë ndër betejat e pakompromis të kandidatëve nga subjektet politike, ku pa përjashtim do të vihen në garë me të gjitha mjetet dhe mekanizmat e planeve strategjike për të arritur qëllimin e nevojshëm. ", thotë Plloshtani.

Sipas tij, kandidatët përgjatë shpalosjes së programit politik para qytetarëve të tyre duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mund të paraqesin zhvillimet konkrete dhe zgjidhjen e problemeve të shoqërisë.

"Kandidatët e mundshëm për kryetar të komunave duhet të zhvillojnë një fushatë fer dhe korrekte fillimisht ndaj oponentëve të tyre, pasi vetëm me një garë korrekte duke e ruajtur fjalorin ofendues dhe kërcënues do të mund të tregojnë se janë të pjekur moralisht për t'i prirur sfidave të mëdha shoqërore. Sidomos, kandidatët përgjatë shpalosjes së programit politik para qytetarëve të tyre duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mund të paraqesin zhvillimet konkrete dhe zgjidhjen e problemeve të shoqërisë. Çdo abuzim me qytetarin për ta përdorur për interesa të ngushta, duke e blerë votën apo duke kërcënuar qytetarët për të drejtën e votës duhet të ndalohet dhe të zotohen për një fushatë fer dhe korrekte!", thekson për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, Plloshtani. 

Por, duke shantazhuar votuesi dhe duke përdorur fjalor kërcënues e duke fyer oponentët, siç ka ndodhur edhe një ciklet tjera zgjedhore, e veprime të tjera, si nxitja e urrejtjes etnike, duhet të ndërpriten dhe fokus t'i jepet programit dhe zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët.

"Kemi qenë dëshmitar të shumë cikleve zgjedhore, ku disa kandidatë të subjekteve politike parimisht kanë shprehur gatishmërinë për të pasur një fushatë korrekte dhe me program në interes të qytetarëve, mirëpo në praktikë kemi hasur që disa subjekte politike me mënyra të ndryshme nuk janë përmbajtur Kodit për Zgjedhje fer dhe të lira, por në terren kanë prodhuar efektet e kërcënimeve dhe frikësimeve të qytetarëve, duke fyer oponentin pa asnjë argument, duke detyruar votuesit të votojnë për ata parti politike, se në të kundërt humb të drejtën e punës e kështu me radhë. Mendoj se këto lloj veprime të pahijshme që janë përsëritur në ciklet tjera zgjedhore duhet të ndërpriten, dhe se kandidatët të fokusohen te projektet dhe zgjidhja e problemeve shoqërore që gravitojnë në komunat përkatëse.", ka përfunduar prononcimin e tij, analisti politik, Bujar Plloshtani, për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.09.2017, 14:00  | A.SH | 2,368 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv.kryeministri Angjushev kryesojnë delegacioni në varrimin e mbretit rumun Mihai i Parë
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
Qeveria, Ministria e Shëndetësisë në duart e LSDM-së
Djali më i madh i ish-kryeminsitrit turk është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij
Kryetarët e këshillave komunal kanë bllokuar rekonstruimin e Qeverisë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.