« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Vazhdon shkatërrimi i shtëpive të myslimanëve në Arakan
thumbs_b_c_8b8221005605a3f0e2d9ed475e9869ff-780x439-620x330.jpg

Vazhdon djegia e shtëpive të myslimanëve në Arakan të Mianmarit. Në mediat sociale janë publikuar pamjet e shtëpive që digjen në fshatin me 380 shtëpi Nondakhali në qytetin Maungdaw, i cili ndodhet nën objektivin e sulmeve të ushtrisë dhe nacinalistëve budistë.

 

Në pamjet e realizuara ditën e djeshme vërehet tymi që del nga shtëpitë që digjen. Bëhet e ditur se është djegur një pjesë e madhe e fshatit ku jetojnë afërsisht 1.800 persona.

 

Në sulmet e ndërmarra që nga 25 gushti e deri tani kundër myslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit me arsyetimin për “luftë kundër militantëve të armatosur”, kanë humbur jetën një numër i madh njerëzish.

 

Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen dhe daljet në rajon.

 

Në sulme janë djegur rreth 200 fshatra nga ushtria dhe nacionalistët budistë.

 

Dhjetëra mijëra myslimanë të Arakanit përpiqen ende të largohen nga rajoni për shkak të mungesës së sigurisë për jetën.

 

Civilët largohen nga Mianmari duke kaluar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve në rajonet malore, lumit Naf ose nëpërmjet rrugës detare.

 

Që nga 25 gushti e deri tanë në Bangladesh kanë mbërritur afërsisht 400 mijë myslimanë të Arakanit.

Ndërsa UNICEF ka njoftuar se më shumë se 200 mijë në mesin e atyre që janë strehuar në Bangladesh duke u larguar nga Mianmari janë fëmijë.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.09.2017, 19:26  | T.E. | 924 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.