Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
Grupi MK 2025 do të angazhohet në mënyrë më aktive në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë
MK_9.jpg

Shkup, 19 shtator- Janë krijuar kushte që grupi MK 2025 konkretisht të kyçet në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, u konstatua në takimin në Nju-Jork mes kryeminsitrit Zoran Zaev, minsitrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe minsitrit të angazhuar për diasporën, Edmond Ademi me kryetarin e grupit MK 2025, Robert Arsov, biznesmen i njohur nga diaspora, Xhon Bitov, si dhe disa përfaqësues të tjerë të këtij grupi, sipërmarrës të suksesshëm dhe drejtorë ekzekutiv të bizneseve botërore.

Përfaqësuesit e grupit MK 2025, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kanë shprehur  mbështetje për politikat reformuese të Qeverisë në të cilat shohin mundësi reale për inkuadrim dhe kontribut të diasporës për zhvillim të ekonomisë në Maqedoni.

Në takim është bërë fjalë për mënyra konkrete për mbështetje në biznes projekte, si dhe projekte nga fusha e arsimit dhe inovacioneve, në të cilat përfaqësuesit e grupit MK 2025 shprehën gatishmëri për të marrë pjesë përmes mbështetjes financiare dhe eksperte.

Është biseduar më hollësisht për format për zhvillim të projekteve arsimore për investim në kuadro të cilat kanë potencial kreativ.

Në takim është shqyrtuar mundësia për formim të një lloji të parkut teknologjik, ku do t'u kushtohet vëmendje ideve inovative gjatë mbështetjes për zhvillim të bizneseve.

Është arritur marrëveshje për një Samit në Republikën e Maqedonisë, me grupin MK 2025, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të kompanive botërore, me qëllim të këmbimit dhe nxitjes së investimeve, si dhe hapja e mundësisë për bashkëpunim të biznesmenëve vendorë me biznesmenët nga jashtë.

Delegacioni i Maqedonisë ndërkohë realizoi takime me përfaqësues të kompanive të njohura botërore, si i djeshmi, me njerëzit e parë të Goofgle Jigsaw, me diasporën, ndërkaq sot sipas kohës lokale janë paraparë aktivitetet e para konkrete lidhur me asamblenë e përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 12:30  | L.E. | 534 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.