"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Sa ndikim kanë anketat para fillimit të fushatës zgjedhore?
1_179.jpg

Shkup, 19 shtator - Anketat janë bërë pjesë përbërëse e raportimit mediatik, veçanërisht gjatë aktiviteteve parazgjedhore dhe atyre zgjedhore, shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.  

Kur do të prezantohen të dhënat nga ndonjë anketë, kjo për median më nuk është deklaratë e dikujt, nuk është mendim i ndarë, por informatë me kredibilitet, deklaratë e vërtetuar, numra që qartazi tregojnë dhe dëshmojnë. 

Numrat japin siguri, përmendja e ndonjë lloj mostre dhe metodologjie e përforcon këtë siguri, ndërsa grafikonet me shumë ngjyra e çimentojnë.

Fillimisht, anketimi paraqet metodë të hulumtimit me të cilën nga përgjigjet e një numri më të vogël njerëzish përpiqemi t’i kuptojmë qëndrimet, mendimet e një numri më të madh të njerëzve. 

Mirëpo, në rikthim, ato mund të jenë mënyrë për modelimin e mendimit publik. Prandaj, edhe thuhet se anketat paraqesin një vegël shumë të dobishme në politikë, mirëpo mund të jenë edhe një armë jashtëzakonisht shkatërruese, shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Rezultati i çdo anketimi varet nga ajo se:

1. Me çfarë qëllimi bëhet anketimi (për çfarë qëllimi mblidhen të dhënat),

2. Kush e bën atë,

3. A bëhet në mënyrë në të cilën respektohen rregullat dhe procedurat e nevojshme.

Por, duke pasur parasysh mentalitetin e masës por edhe të subjekteve politike në Maqedoni, por edhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, politikologia Salihe Saluhu, për Zhurnal shprehet se, një gjë e tillë është e ligjshme pasi hulumtimet pritet të nxjerrin gjendjen faktike të përkrahësve për secilën parti, por kur këto kanë edhe prapavija tjera, siç janë rezultatet e porositura atëherë kjo gjë apo dukuri që po ndodh, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë në rajon, paraqesin vet-mashtrim dhe herët a vonë do jetë inkonsistente, prandaj si të tilla duhet që të eliminohen.

"Në kohën parazgjedhore zakonisht mobilizohen shumë organizata jo-qeveritare por edhe vetë subjektet politike për të bërë një farë përllogaritje për rezultatin final të zgjedhjeve. Ky lloj veprim është plotësisht i ligjshëm sepse hulumtimet që pritet të nxjerrin gjendjen faktike të përkrahësve për secilën parti. Pavarësisht se hulumtimi/anketimet janë një paralajmërim të përcaktimit të votuesve megjithëkëtë mund të ndodhin ndyshime të papritura. Këto ndryshime mund të shkaktohen nëse zbulohet apo nxirret një dëshmi kundërthënëse me vlerat me të cilat thirret ndonjë parti apo udhëheqës partie. Pa mëdyshje që ekzistojnë edhe anketime të porositura që në  Ballkanin Perendimor ende kanë vend për treg, shit-blerje. Por kjo formë veprimi është vet-mashtrim dhe herët a vonë do jetë inkonsistente. Veprimet dashakeqe duhet të ndalohen nga vetë subjektet politike sepse me kësisoj manipulimesh nuk ka jetë gjatësi për një mandat të plotë asnjë qeveri.

Ngritja e vëtedijësimit për qeveri stabile parakushtëzon edhe veprimet paraprake siç janë format e anketimit të dinjitetshëm dhe cilësor. Vetem me këtë vetëdijësim mund të ndryshohet forma e veprimeve të dëmshme për shoqëritë e shteteve në Ballkanin Perendimor.", thotë politikologia, Saluhe Salihu

Anketimi ka disa rregulla, të cilat duhet te respektohen gjatë bërjes së një ankete ose sondazhi. Këto rregulla sigurojnë besueshmëri të rezultateve. Ndryshe, informacionet e publikuara mbi anketat pa të dhëna për metodologjinë dhe agjencinë e anketimit, lënë shumë hapësirë për dyshime.

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 15:00  | A.SH | 1,991 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.