« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Ruhani: SHBA do të paguaj “çmim të rëndë” nëse tërhiqet nga marrëveshja bërthamore
1505814145-ruhani.jpg

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, tha se SHBA do të paguaj një “çmim të rëndë” në rast se presidenti amerikan Donald Trump heq dorë nga marrëveshja bërthamore e arritur me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

I ndodhur në New York të SHBA-ve në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara (OKB), Ruhani në një intervistë speciale në kanalin televiziv CNN ka bërë disa vlerësime në lidhje me rendin e ditës.

“Prishja e një marrëveshjeje të tillë do t’i kushtojë një çmim të rëndë SHBA-ve. Unë nuk mendoj se amerikanët do të kenë dëshirën për të paguar këtë çmim i cili nuk është në interes të tyre”, ka thënë Ruhani.

Pasi ka bërë të ditur që nëse qeveria Trump do të heqë dorë nga marrëveshja kjo do të ulë besimin e SHBA-ve në prani të komunitetit ndëkombëtar, Ruhani tha se “Duke marrë parasysh qëndrimet dhe reagimet e paparashikueshme të Trump edhe ne kemi menduar se si do të reagojmë ashpër në rast të tërheqjes nga marrëveshja”.

Ndër të tjera Ruhani ka shtuar se qeveria e Mianmarit duhet të dënohet për shkak të masakrave kundrejt muslimanëve të Arakanit.

Pasi ka vënë në dukje se ndihmat humanitare për muslimanët e Arakanit nuk duhet t’i jepen qeverisë së Mianmarit, por Bangladeshit, Ruhani ka vënë theksin se ndihmat duhet t’u dërgohen Arakanëve që jetojnë në kampet e vërtetë të refugjatëve.

Më tej presidenti iranian tha se organizata terroriste si DEASH dhe Al Kaeda mund të “shfrytëzojnë” popullin e Arakanit.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 14:05  | Xh.I. | 1,291 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.