Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
PDK e Prishtinës kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit
vcnvbm.jpg

Prishtinë, 19 shtator - Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka dërguar sot në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim të ri kundër Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba, Drejtorit të Financave në Komunën e Prishtinës, Ismail Kokaj, si dhe kundër ish-sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

 

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, në një prononcim për media tha se ka dyshime të bazuara se personat e apostrofuar në padi, kanë kryer veprat penale ”Krim i Organizuar” nga neni 283, paragrafi 1, lidhur me nenin 422, paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 të KPRK-së, transmeton Klan Kosova.

 

Sipas këtij kallëzimi penal, Dega e PDK-së në Prishtinë, ngreh dyshime të bazuara se këta kanë kryer veprat penale “Krim i Organizuar”, ku me dashje direkte dhe me vetëdije, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të grupit të organizuar u kanë mohuar të drejtat e lejes së ndërtimit në kundërshtim me nenin 21 të Ligjin nr.04/L-110 për Ndërtim, neni 4 paragrafi 2 të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe në kundërshtim me Planin Rregullativ të Komunës së Prishtinës kanë kryer veprime kundërligjore.

 

Në kallëzimin e saj penal, sipas komunikatës së dërguar Dega e PDK-së së Prishtinës ka marrë edhe shembuj konkret, ku në lagjen ”Lakërishte” pas Pallatit të Rinisë dhe Sporteve është mohuar një leje ndërtimi për objekt, ndërsa në vijë të drejtë të ndërtimit është lëshuar leja e ndërtimit për një objekt tjetër, transmeton Klan Kosova.

 

Rasti i njëjtë, sipas PDK-së së Prishtinës, është edhe në lagjen “Arbëria”, afër objektit të ri të komunës, ku edhe pse qytetarët i posedojnë lejet urbanistike prej vitit 2006, Komuna e  Prishtinës i penalizon duke mos ju lëshuar leje ndërtimore. Gjithashtu, në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit nr.04/L-110 për Ndërtim dhe në kundërshtim me Planin Rregullues, Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje ndërtimi në hapësirë gjelbëruese në lagjen “Bregu i Diellit”, konkretisht në Rrugën B.

 

Personat e dyshuar, sipas PDK-së së Prishtinës, në bazë të preferencave partiake u kanë lëshuar leje ndërtimore militantëve partiakë dhe grupeve të interesit të afërta me zyrtarët e Vetëvendosjes, ku pastaj në diskutim dhe marrëveshje me të dyshuarit e tjerë u kanë mohuar lejet e ndërtimit qytetarëve të Prishtinës në kushte të barabarta, ndërsa militantëve të partisë u është lejuar leja e ndërtimit në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim.

 

Kjo leje sipas PDK-së është dhënë me qëllim që të sigurohen se të gjitha shërbimet që kryhen brenda komunës të jenë të kontrolluara nga partia e tyre (Vetëvendosja) përmes të dyshuarve dhe personave të punësuar me qëllim të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të veprimtarisë kriminale.

 

Kallëzimin penal të PDK-së së Prishtinës e kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale sekretari i këtij subjekti politik në Prishtinë, Bujar Cakolli, së bashku me avokatin e autorizuar të tyre, Alban Arifi, transmeton Klan Kosova.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 15:29  | Z.H. | 192 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.