"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në prezencën e Princiit Michael i Kentit, hapi sot fabrikën “PRG Angli” me vlerë prej 15 milion dollarë
00_11.jpg

Gostivar, 19 shtator - Sot në Gostivar u inaugurua hapja e fabrikës për prodhimin e materialeve biokompatibile të kompanisë ndërkombëtare "PRG Angli", ku morën pjesë kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Raymond Power, Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dhe Princi Michael i Kentit, kushëri i parë i Mbretëreshës së Anglisë dhe një nga njerëzit në listën e trashëgimtarëve të fronit të Britanisë së Madhe.

Kryeshefi ekzekutiv i “PRG Angli”, Raymond Power, falënderoi Kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta për mbështetjen për hapjen e fabrikës e cila deri tani ka punësuar 40 punonjës.

"Me kënaqësi mund të them faleminderit fillimisht për Kryetarin tonë, z. Bejta i cili i dha mbështetje  të paimagjinueshme ekipit tonë dhe pa mbështetjen e të cilit ne nuk do të mund të kishim sukses," u shpreh z. Power.

Me këtë rast, në emër të kompanisë "PRG Angli", ai prezantoi një tjetër investim në Gostivar, gjegjësisht hapjen e një fabrike të re me vlerë financiare prej 15 milionë dollarësh.

“Paraprakisht siguruam lejet tona të brendshme që të vazhdojmë me investimin e dytë në Gostivar, të cilin shpresojmë të fillojmë ta realizojmë brenda këtij viti. Do të jetë objekt me vlerë prej 15 milionë dollarësh amerikanë i cili do të mund të përpunon një numër të madh metalesh dhe do të mundëson hapjen e vendeve të reja të punës për më tepër se 70 persona. Vazhdimi i investimeve tona këtu është një formë e falënderimit dhe përkushtimit që kemi ndaj Gostivarit”, tha Power.

Nga ana e tij, pasi i urdhëroi mirëseardhjen Princit Michael të Kentit, Kryetari i Komunës z. Nevzat  
Bejta falënderoi përzemërsisht kompaninë "PRG Anlgi" për seriozitetin e investimeve dhe punën e saj në Gostivar.

"Ne synojmë që Komuna e Gostivarit të jetë tashmë një portë e hapur për investimet e huaja serioze. Dhe kompania "PRG Angli" e ka treguar tashmë seriozitetin e saj duke punësuar 40 banorë të Komunës dhe duke  
investuar deri 12 milionë dollarë për këtë fabrikë. E falënderoj kompaninë PRG Angli, por edhe ju  i
dashur Princ Michael i Kentit për praninë tuaj të rëndësishme. Investimet e ardhshme do të kenë patjetër mbështetjen tonë," u shpreh Bejta.

Bejta theksoi se puna e bërë deri tani në Gostivar ka si synim pikërisht shtimin e investimeve dhe punësimit.

"Gostivari këto vite të fundit është përqendruar të bëhet më mikpritës i kompanive që rrisin punësimin, si "PRG Angli". Rrugët, urat, kanalizimet, qyteti dhe fshatrat tona janë tashmë në gjendje më të mirë. Së bashku me qytetarët kemi përmirësuar Gostivarin e sotëm, tani, së bashku, ndërtojmë Gostivarin e Nesërm, me më shumë investime të tilla dhe me në qendër ekonominë lokale dhe punësimin," u shpreh Bejta.

Princi Michel i Kentit tha se kompani si "PRG Angli" janë të certifikuara ndërkombëtarisht dhe se produktet e tyre shkojnë në tregun botëror, deri te kompani si Apple.

“Me kompanitë si PRG”, të cilat janë kompani të certifikuara ndërkombëtare dhe pakonflikt, keqpërdorimet i takojnë të kaluarës. Kjo është po aq e rëndësishme nga fakti që janë publikisht të pranuara nga kompani udhëheqëse botërore siç është Apple”, tha në fjalimin e tij Princi Michael i Kentit.

Princi, në bisedë me Kryetarin Bejta, shprehu dëshirën që sërish ta viziton Gostivarit në vitet në vazhdim.

Fabrika e kompanisë "PRG Angli që sot edhe zyrtarisht filloi punën në Balindoll të Gostivarit dhe merret me përpunimin e Tantalit, material biokompaktibil i rrallë, i cili gjendet së bashku me kallajin dhe volframin në formë të mineralit tantal. Ky material përdoret në komponentë elektrike të cilësisë së lartë dhe gjendet në pajisje si iPhone, tableta dhe pajisje tjera të teknologjisë së lartë. Përveç kësaj përdoret edhe si pjesë e implanteve në medicinën moderne për shkak të pajtueshmërisë me trupin e njeriut dhe brendshmërisë kimike.

”PRG” ka zhvilluar proces unikat për përpunimin nga praktikat e mëhershme të zhvilluara në hidro-metalurgji dhe procesi është i sigurte për rrethinën dhe pa emisione të gazit ose mbetje të kontaminuara.rgji dhe procesi është i sigurte për rrethinën dhe pa emisione të gazit ose mbetje të kontaminuara.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 15:34  | Xh.I. | 14,756 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.