"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Rio Ferdinand nga futbollist, bëhet boksier profesionist
5-4.jpg

Ish-mbrojtësi i Manchester United Rio Ferdinand sfidon veten në moshën 38-vjeçare duke veshur dorezat e boxit. Në këtë mënyrë ish legjenda e Manchester United, kërkon të arrijë nivelet e boxit profesionist dy vjet pasi vari këpucët në gozhdë. 20 vitet e fundit Rio Ferdinad preku nivelet më të larta të futbollit të luajtur me skuadra si West Ham, Leeds, Manchester United dhe Queens Park Rangers – duke numëruar edhe 81 prezenca me fanellën e Kombëtares Angleze.

 

Pak kohë pas lamutmirës që i dha fushës së futbollit shpirti dhe egoja prej kampioni nuk e lënë 38 vjecarin të pushojë, përkundrazi e shtyjnë atë të nisë një aventurë të re. I tillë është edhe projekti ‘Defender to Contender’ nga mbrojtës në kandidat, me anë të të cilit dhe mbështetjen  kompanisë BETFAIR ai synon të fitojë licencën që lëshon Bordi Kontrollues Britanik i Boxit e që e radhit atë në listën boxierëve profesionistë të paguar.

 

“Kur kompania Betfair mu afrua duke më prezantuar projektin Defender to Contender, shansi për të sprovuar veten në një disiplinë të re më rrëmbeu të tërin. Boxi është një sport fenomenal si për trupin dhe për mendjen. Gjithnjë e kam pasur pasion dhe mendoj se kjo sfidë është mundësia perfekte për t’u treguar të gjithëve se me vullnet të gjithcka është e mundshme. Sigurisht që jo çdo kush mund të bëhet një boxier profesionist por me ekipin e ekspertëve të Betfair jam i bindur se do t’ia dal.”

 

Ndërkohë trajneri Richie Ëoodhall ish kampion olimpik për peshat e lehta, që aktualisht po trajnon Rio Ferdinand, mendon se ai është një talent i lindur, me një fuqi të madhe në krahun e djathtë, fizikisht në super formë, i gjatë,  entuziast, i egër, me shumë kurajë dhe me potencial për të fituar tituj në të ardhmen.

 

Betfair që ka marrë përsipër trajnimin e tij, do ta prezantojë atë më një sërë boxierësh të tërhequr nga karriera me të cilët, Ferdinand do të stërvitet për të fituar refklekset e duhura.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 15:44  | Z.H. | 786 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.