Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
Banka e BE-së me fond prej 15 miliardë euro për ndihmë të Ballkanit Perëndimor në përballjen me migrantët
132454177.jpg

 Italia, Luksemburgu, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia u bënë vendet e para anëtare të Bashkimit Evropian që do të investojnë mjete në Iniciativën për rezistencë ekonomike (ERI) të Bankës Investuese Evropiane, e cila është program investues që ndihmon në ballafaqimin me sfidën e emigrimit të Ballkanit Perëndimor dhe në fqinjësinë jugore të Evropës.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, banka e Unionit e rrit financimin në këto dy rajone për gjashtë miliardë euro në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2020 dhe përmes rritjes së investimeve deri në 15 miliardë euro.

Kontributet nga pesë vendet anëtare, që janë publikuar sot do t'i mundësojnë Bankës Investuese Evropiane të fillojë fond të veçantë ERI dhe t'i shpejtojë investimet në sektorin privat dhe infrastrukturën kyçe të Ballkanit Perëndimor dhe në fqinjësinë jugore.

Këto investime, sipas bankës së BE-së, janë me qëllim që të zbulojnë mundësi të reja për punësimin e emigrantëve, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë dhe të ndihmojnë të përmirësohet jeta e përditshme e njerëzve dhe mjedisin afarist jo vetëm në bashkësitë nga të cilat vijnë shumë nga emigrantët, por edhe në bashkësitë që nikoqirë u janë edhe vendet e transitit.

Iniciativa për rezistencë ekonomike (ERI) pritet të ndihmojë në zgjidhjen e arsyeve bazë për emigrim dhe është kompletuar me planin e dakorduar kohë më parë për investime të jashtme të Bashkimit Evropian.

Sipas BIE-së, Polonia dhe Italia janë kontribues më të mëdhenj me 50 dhe 45 milionë euro, pas çka vijojnë Sllovakia (premtoi dy milionë euro), Sllovenia (0,5 milionë euro) dhe Luksemburg (0,4 milionë euro).

Sipas zëvendës-kryetarit të BIE-së Dario Skanapieko, i cili është përgjegjës për Iniciativën për rezistencë ekonomike, këto kontribute nga Italia, Luksemburgu, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia do të thonë kthesë për Iniciativën për rezistencën ekonomike të bankës së Unionit dhe mundësojnë të intensifikohen përpjekjet si pjesë e përgjigjes së përbashkët të BE-së në sfidat me zhvendosjen e detyruar dhe emigrimin.

Sipas njeriut të dytë të BIE-së, Iniciativa për rezistencë ekonomike është kërkuar nga të gjitha 20 vendet-anëtare të BE-së në fund të vitit të kaluar me qëllim të stimulimit të investimeve në sektorin privat dhe infrastrukturës vitale të Ballkanit Perëndimor edhe në fqinjësinë jugore të Bashkimit Evropian. Kjo pritet të krijojë vende të punës dhe ta rritë sigurimin e shërbimeve siç janë energjetika, transporti, uji, kanalizimi dhe arsimi.

Sipas bankës së BE-së, falë mbështetjes së donatorëve siç janë pesë vendet e theksuara, BIE-ja mund të ofrojë mjete shtesë financiare për koncesion, mbështetje të rritur për sektorin privat, financim të ndikimit dhe ndihmë teknike për këto rajone deri në vitin 2020, me ç'rast në vijim janë diskutimet me numër të madh të donatorëve të tjerë potencialë qeveritarë dhe joqeveritarë

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 16:05  | Z.H. | 403 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.