« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Kriza në Mianmar, reagon “liderja” e shtetit
Kyi-768x432.jpg

Udhëheqësja ‘de fakto’ e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, tha se qeveria e saj nuk i druhet “hetimit ndërkombëtar” të krizës së myslimanëve Rohingya.

Ajo foli për herë të parë para Parlamentit të Mianmarit në lidhje me dhunën në shtetin Rakhine, e cila ka detyruar mbi 400,000 myslimanë Rohingya të ikin në Bangladesh. Duke folur në gjuhën angleze, Suu Kyi tha se “e ndjen thellësisht vuajtjen” e të gjithë njerëzve në konflikt dhe se Mianmari “është i përkushtuar për një zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha komunitetet në këtë shtet”. “Masa do të ndërmerren ndaj të gjithë njerëzve – pavarësisht fesë, racës ose pozicionit të tyre politik – që shkelin ligjet e vendit”, tha Suu Kyi.

Eksodi i myslimanëve Rohingya nga Mianmari ka nisur në fund të muajit të kaluar. Refugjatët kanë akuzuar forcat e sigurisë dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre, ndërsa Qeveria ka thënë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht. Suu Kyi, njëherësh laureate e Çmimit Nobel për Paqe, ka tronditur komunitetin ndërkombëtar me indiferencën e saj ndaj situatës së komunitetit Rohingya. /Rel/

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 18:10  | T.E. | 633 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.