Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
Meksikë: 226 viktima nga tërmeti në Meksikë
auto_terme1505890429.jpg

Bilanci i viktimave në Meksikën e tronditur brenda pak javësh nga një tërmet i dytë i dhunshëm ka mbërritur në 226.

 

Me dhjetëra ndërtesa janë shembur në kryeqytetin Mexico City nga lëkundjet e magnitudës 7,1 të shkallës Rihter. Shkatërrimi i një shkolle, nga sa pohoi vetë presidenti Enrique Pena Nieto, i ka marrë jetën 20 fëmijëve, ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur.  

 

 

“Është një shkollë në jug të qytetit, një shkollë private, pjesa më e madhe e së cilës është rrënuar sërish. Për fat të keq, kanë humbur jetën fëmijë të vegjël që nga klasa e parë e shkollës fillore. 22 trupa janë gjetur deri tani atje, dy janë të rritur. Me dhjetëra fëmijë nuk gjenden ende. E

 

kipet e emergjencës janë angazhuar maksimalisht në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Në atë zonë janë zhvendosur më shumë se 500 persona, ushtarë e marinsë”, tha Presidenti i vendit.  

 

Punonjësit e shpëtimit kanë përdorur gjatë natës prozhektorët për të kërkuar në gërmadha. Tërmeti erdhi pikërisht në kohën kur shumë njerëz ishin duke marrë pjesë në një simulim situate nga luhatjet e tokës pikërisht në 32-vjetorin e tërmetit që vrau me mijëra vetë në Mexico City.  

 

Fatkeqësi të tilla natyrore nuk janë të pazakonta për Meksikën, që më herët gjatë këtij muaji u godit nga tërmet i magnitudës 8,1 që shkaktoi megjithatë më pak të vdekur sesa ky i fundit (90 vetë). Epiqendra këtë radhë ka qenë në afërsi të Atencingo, në shtetin e Pueblas, rreth 120 km nga kryeqyteti dhe në 51 km thellësi. Në rrethinat e Mexico City jetojnë rreth 20 milionë banorë. 

 

Ka raporte ende të pakonfirmuara se në jug të tij, në Kuernavaka, ka banorë të mbetur nën rrënoja.  Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Tëitter; "Zoti i bekoftë qytetarët në Mexico City. Jemi me ju dhe do të jemi aty për ju".  Tërmetet që kalojnë mbi 7 shkallë vlerësohen si mjaft të rënda dhe me fuqi të madhe shkatërruese.

UPDATE: 20.09.2017 09:14:00

### 19.09.2017 22:57:00

Tërmeti në Meksikë, konfirmohen dhjetëra viktima
auto_termet1505854038.jpg

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë i shkallës rihter ka goditur sërish Meksikën ku janë shënuar të paktën 42 të vdekur.

Ky është tërmeti I dytë në pak dit që godet Meksikën. Në tërmetin e mëparshëm ishin shënuar 90 viktima.

Forcat e shpëtimit kanë nisur kërkimet për të mbijetuar në gërmadhat e ndërtesave.

Bilanci pritet të rëndohet akoma më shumë në orët në vazhdim.

### 19.09.2017 20:53:00

Një tërmet i fuqishëm dridh Meksikën
magnitude-6.5-earthquake-deep-in-veracruz-mexico-7-april-2011.jpg

Një tërmet i fuqishëm 7.1 shkallësh ka goditur Meksikën, duke lëkundur ndërtesat në kryeqytet.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë, duke ikur nga shtëpitë e tyre që tundeshin, tha një dëshmitar për Reuters.

Ende nuk ka informacione për viktima ose dëme.

 19.09.2017, 20:53  | 58 | 1,493 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.