"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Krimi i luftës diskualifikon kandidaturat
johan-tarculovski-696x501-670x482.jpg

Shkup, 19 shtator - Një nga skandalet që ka kaluar pa u vërrejtur në kampanjën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale si nga KSHZ ashtu edhe nga partitë të cilat duhej që të aktivizojnë rastin është kandidatura e një krimineli të luftës kundër civilëve si kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale në Kisela Vodë në listat e VMRO-së.

Kushtet ligjore për kandidim janë që kandidati të mos kalojë përmes evidencës hetimore në drejtësinë tonë, mirëpo si KSHZ ka pranuar ta trajtojë atë kur ka kaluar përmes drejtësisë ndërkombëtare kur ka bërë krime lufte, askujt nuk i është e qartë.

E paqartë është se si KSHZ ka pranuar që në këtë mënyrë të trajtojë ligjin dhe të menjanojë dënimin për vepër penale si pjesë e kushteve për kandidim dhe të trajtojë kërkesën e kandidatit përmes evidencës hetimore.

Ky tejkalim ligjërisht nuk mund të përjashtohet për dy arsye. Fillimisht marrëveshjet ndërkombëtare në këtë rast gjykata ndërkombëtare në hagë dhe dënimet e tyre janë ratifikuar dhe transferuar në brendësinë e Maqedonisë, ato tashmë janë pjesë e sistemit të drejtësisë të vendit tonë, ndërsa sipas asaj dhe validitetit të dënimit për Johan Tarcullovskin janë pjesë e sistemit të drejtësisë në vend.

KSHZ duhej që të veprojë se ai ka kaluar përmes evidencës hetimore ndërkombëtare por me atë edhe në evidencën vendore të drejtësisë sepse dënimi vazhdon të jetë edhe në vendin nga ku e ka origjinën i dënuari.

KSHZ duhej qëkëtë të merr parasyshë dhe të mos lejojë gabime dhe lëshimëe të pranojë që ai të jetë kandidat i cilësdo parti.

E dyta, për cilëndo vepër penale të rëndë bëhet fjalë, kandidatët në zgjedhje nuk mund të bëhen pjesë e amnestisë as në nivel ndërkombëtarë por edhe vendorë.

Nëse është vepër shumë e rëndë penale nuk mund të amnestohet e madje as nuk mund të kandidohet në ndonjë cikël zgjedhor. Ndoshta është vonë paksa mirëpo partitë duhet që të aktivizojnë këtë problematikë në KSHZ dhe e njejta duhet që të reagojë. Gabimi më i madh është bërë në zgjedhjet parlamentare...

Për këtë gabim dhe lëshim të madh që është bërë nga Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë, Agjencia e lajmeve Zhurnal nesër do të kontaktojë me kreun e KSHZ-së për të mësuar të drejtat dhe dispozitat e kandidimit të kandidatëve për zgjedhje lokale në këtë rast pasiqë jemi në prag të tyre dhe nëse mund të ndryshohet ndonjë gjë në këtë drejtim nëse të njejtën e kërkojnë dhe partitë politike që një i dënuar për krime lufte edhe atë në një gjykatë ndërkombëtare të mund të kandidohet në zgjedhjet lokale.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 23:27  | T.E. | 4,250 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.