Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
Gruevski: VMRO-DPMNE nuk ka problem që gjuha shqipe të jetë zyrtare, ligji duhet të jetë kushtetuese
grujo_1_1.jpg

Shkup, 19 shtator - Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski në intervistë në TV ALSAT-M thekson se partia që ai drejton nuk është kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe, por ligji për zyrtarizimin e saj të jetë në korniza të Kushtetutës, transmeton Zhurnal.mk

"VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër përdorimit të gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike, duke e përfshirë edhe gjuhën shqipe. LSDM dhe Zoran Zaev luajn lojën para zgjedhjeve lokale të ofrojnë ligj i cili është jo-kushtetues. Ky ligj do të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë mënyrë LSDM dëshiron të mashtrojë dhe përfitojë vota të shqiptarëve. Në fazën e parë të ligjit ne nuk mund të dorëzojmë amandamente, por në fazën e dytë këtë do ta bëjm", theksoi Gruevski.

Madje Gruevski shpalosi gjithçka çfarë ka bërë për shqiptarët ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill.

Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave maxhoranca e re nuk ka realizuar asgjë por vetëm e ka mashtruar popullatën.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 23:35  | D.J. | 3,848 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.