"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
« Letër nga dhe i huaj » Idila shqiptare

Përmbî zâ, që lëshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Përmbi erë, qi nep zymbŷli, pa 'da zemrën ma ngushëllon. Gegë e toskë, malësi, jallia, jan nji komb, m'u 'da s'duron, fundë e majë nji âsht' Shqipnia, e nji gjuhë t'gjith na bashkon.(Ndre Mjeda)

Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi

Në Neë York po mbahet konferenca  ndërkombëtare“Vijëmësia e lidhjeve midis SHBA-ve dhe Botës Islame”. Dhe, tek po dëgjoj personalitete botërore nga jeta fetare e shkencore që aq lartë po i çmojnë vlerat e fesë islame duke i theksuar bashkëpunimin e ndërsjellë, kontributin e përbashkët për paqe  dhe respektimin e Fesë Islame si fe e paqes, tolerancës dhe e mirëqenies së përgjithshme, mendimet e mija padiktueshëm po ikin në atdhe. Aty ku, mjerisht, nga qarqe të ndryshme kuazi intelektuale, nga individë të pa ditur e të pandërgjegjshëm, nga njerëz që hjedhin gurin dhe e fshehin dorën, po zhvillohet një kampanjë e ndyer e paraqitjes së Islamit si “fe e primitivizmit, dhunës, destruktivitetit dhe akulturimit…”.

Kuptohet, pastaj, aty në atdheun për të cilin Mjeda aq bukur thoshte” …m’u da s’duron…e nji gjuhë t’gjith na bashkon”, nis e zë fill grindja dhe përçarja, paraqiten plasaritje në tolerancën ndërfetare të kultivuar ndër shekuj e me të cilën ne aq shumë krenohemi në botë.

Gjatë takimeve të shumta me teologë e shkencëtarë, me profesorë të nderuar që kishin ardhur në Neë York për të dhënë edhe ata kontributin e tyre drejtë thellimit të bashkëpunimit mes SHBA dhe Botës Islame, doemos më shtrohej pyetja: Si po ia dilni ju shqiptarët me aq lehtësi të mbroni harmoninë fetare , cili është ilaçi  i juaj sekret ?

“Ne kemi ndjenjë të fuqishme kombëtare dhe jemi të gjithë të një gjaku. Jeta ka qenë mësuesja jonë, nga ajo e kemi mësuar sekretin. Duke u mbështetur ndër shekuj te njëri tjetri, kemi kuptuar se popujt e vegjël mbijetojnë vetëm duke e zhvilluar tolerancën. Dhe, mbi të gjitha, kur është feja në pyetje, ne muslimanët mbështetemi në urdhërat e Zotit sipas të cilave të gjithë pjesëtarët e çdo feje të shpallur duhet medoemos të respektojnë njëri tjetrin. Pra, ne s’po bëjmë asgjë tjetër, ne vetëm po e respektojmë Zotin, dallimet që i kemi po i mbajmë për vehte kurse tolerancën po e konsumojmë bashkë…”.

Kështu disi ua shpjegoja bashkëjetesën dhe tolerancën njerëzve të mrekulluar nga “Idila shqiptare”.Kuptohet, nuk fola për shqetësimet e mia lidhur me provokimet drejtuar muslimanëve dhe Islamit nëpër trojet tona nga shërbetorët e dreqit që e mbushën internetin,fb dhe portalet e ndryshme me sharje e ofendime të cilat po bëhen të padurueshme.

Por, gjithsesi më duhet të them se as unë, e as ndonjë teolog tjetër musliman apo ndonjë besimtar i rëndomtë, nuk do pajtohemi asnjëherë që individë të cilët ju shërbejnë qartazi shërbimeve sekrete antishqiptare  t’a shndërojnë islamin në gogol me të cilin do frikësohen shqiptarët jomuslimanë e do nxiten fërkime të nduarnduarta në trungun tonë fetar e kombëtar. Sëkëndejmi, ashtu siç  unë dhe Bashkësia Islame e kemi luftuar në vazhdimësi terorizmin që përpiqet të veshë petkun islam, po insistoj që opinioni  intelektual shqiptar dhe krerët e kishave katolike e ortodokse shqiptare të japin kontributin e tyre qetësues. Denigrimi i Islamit dhe i muslimanëve duhet ndalur sepse ai pastaj do prodhojë denigrimin e katolicizmit dhe ortodoksisë e do e krijojë rrethin e vetë vicioz që s’këputet dot.

Për të qenë korekt deri në fund, po them atë që po e përsëris tani e dy decenie: Po, në mesin e muslimanëve shqiptarë  të të gjitha trojeve janë infiltruar elemente destruktive që janë në konfrontim të drejtëpërdrejtë me shkollën hanefite islame dhe me politikën tonë kombëtare. Të atillët sigurisht se mund të ngjallin shqetësime ndër ne, por po e them me bindje se, mjerisht, edhe në “kampusin” ortodoks e katolik shqiptar nuk po mungojnë lëvizje e individë të ngjajshëm.

Ky shqetësim i imi, besoj unë, nuk është vetëm i imi. Jam i sigurtë se ky zë do arrijë deri te ndërgjegja e kombit, deri te ata që sinqerisht i gëzohen idilës shqiptare. E kundërta e idilës, janë kaosi, urrejtja dhe tmeri.

 19.09.2017, 08:20  | B.M. | 9,626 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.