Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
BESA-BDI_1.jpg

Shkup, 19 shtator - Sipas anketës të institutit "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE ka përparësi të madhe para LSDM-së në prag të zgjedhjeve lokale të cilat mbahen më 15 tetor. Sipas rezultateve, 28,4 % e qytetarëve do të votonin për VMRO-DPMNE-në, ndërsa 18,1 % e tyre për LSDM-në, njofton Zhurnal.

Sipas anketës, besueshmëri më të plotë ka kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, 29,2% , ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka vetëm 14,8 % besim nga qytetarët.

Anketa është realizuar nga 13 deri më 16 shtator. Testimi i mendimit publik është bërë në mënyrë telefonike, ndërsa janë testuar 1124 qytetarë.

"Anketa është kryer me qëllim të krahasohen percepcionet gjenerale në prag të zgjedhjeve lokale të caktuara për më 15 tetor. Kjo anketë është zbatuar në gjithë Republikën e Maqedonisë dhe janë marë të gjitha karakteristikat demografike, thuhet në komunikatën e Institutit "Dimitrija Çupovski".

Sipas institutit, tek partitë shqiptare, më tepër mbështetje ka Bashkimi Demokratik për Integrim si dhe Lëvizja Besa, parti të cilat kanë përqindje prej 4,1% , gjegjësisht 4,0% të qytetarëve të anketuar.

Aleanca për Shqiptarët ka fituar mbështetjen e 2,0 % e qytetarëve, ndërsa PDSH vetëm 1,7%.

11,1% e qytetarëve janë shprehur se nuk e dinë për kë do të votojnë, ndërsa 25,2% e tyre janë shprehur se nuk do të votojnë./Zhurnal.mk

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.09.2017, 09:46  | Z.H. | 17,036 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.