« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Armend-Ramadani-15years.jpg

Shkup, 20 shtator - Agjencia e Lajmeve Zhurnal, njofton lexuesit e saj të nderuar se prej sot, rikthen videolajmet, gjegjësisht ngjarjet më të rëndësishme të ditës që prekin drejtpërdrejt interesin tuaj, të lexuesve.

Rikthimi i videolajmeve u inicua pas interesimit  të madh të opinionit si dhe të lexuesve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal për të lehtësuar marrjen e informacioneve në formë të videos.

Programi i sektorit të "ZhurnalTV" do të shkojë me:

1. Videolajme në kuadër të ngjarjes aktuale në portalin tonë www.zhurnal.mk

2. 60 sekonda videolajm, me paralajmërimin e ngjarjeve kryesore të ditës.

3. Një edicion të lajmeve me ngjarjet e ditës  do të transmetojmë  politikë, ekonomi, kronikë, lajme nga rajoni, kulturë, sport dhe kuriozitete.

4. Agjencia e Lajmeve Zhurnal në bashkëpunim me dy produksione, do të zhvillojë disa emisione investigative (hulumtuese) që do të publikohen në një ditë dhe orë të caktuar, ndërsa do të fillojnë pas zgjedhjeve lokale.

ZhurnalTV si sektorë, gjithashtu ka në plan që të ndjekë të gjitha kongreset si dhe tryezat e ndryshme të institucioneve duke i transmetuar ato drejtpërdrejtë në portalin Zhurnal.mk, njëkohësisht edhe në kanalin tonë në Youtube.

Për të filluar mbarë me pozitivitet dhe një ngjarje të bukur, ZhurnalTv të dielën që shkoi pra më 17 shtator ka ndjekur nga afër eventin e parë të make up artistit të njohur shqiptarë Armend Ramadani i cili ka festuar 15 vjetorin e karierës së tij, ndërkohë krahas 15 viteve punë të tij ai ka festuar edhe 35 vjetorin e lindjës.

Në këtë eveniment të madh të pranishëm kanë qenë shumë personalitete të njohura publike në vend nga sfera të ndryshme. Aty ishin dhe stafi i Agjencisë së lajmeve Zhurnal dhe ZhurnalTv.

Pastaj nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, kryetar komunash, diplomat, politikan, deputet e ministra, aktorë, këngëtarë të ndryshëm e deri tek fytyra publike të vendit që kishin ardhur të nderojnë punën e tij.

Me këtë rast, ZhurnalTv ka realizuar edhe një storie në të cilën mund të ndiqni të gjitha detajet në vazhdim që nga fillimi i evenimentit e deri në fund përfshirë dhe parakalimin e të ftuarve.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.09.2017, 18:25  | B.M. | 12,822 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv.kryeministri Angjushev kryesojnë delegacioni në varrimin e mbretit rumun Mihai i Parë
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
Qeveria, Ministria e Shëndetësisë në duart e LSDM-së
Djali më i madh i ish-kryeminsitrit turk është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij
Kryetarët e këshillave komunal kanë bllokuar rekonstruimin e Qeverisë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.