"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Pjerin Ndreu: Reforma në drejtësi do sjellë tërmet në politikë, efektet do jenë më të forta se në Rumani
ndreu1.jpg

Tiranë, 20 shtator - Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se reforma në drejtësi do të sjellë tërmet në politikë. Sipas tij, pas gjyqtarëve dhe prokurorëve, radhën do të kenë politikanët.

Ai deklaroi se efektet do jenë më të forta se në Rumani, pra parashikohen arrestime të mëdha. “Do të ketë, reforma në drejtësi ka tre pika vetting te gjyqtarët, te prokurorët e pasi të mbarojnë në sistemin e drejtësisë prokurorët që do jenë në punë do të kenë target drejtorë, ministra, zv.ministra, kryeministra. Do të ketë një skanim të hollësishëm të të gjithëve, politika do të pastrohet, reforma në drejtësi ka vetingun edhe në politikë, sa më shpejt të bëhet, të vihet në vijë gjyqësori, është rasti i ngjashëm me Rumaninë por ligji ynë do të jetë shumë herë më ashpër nga sa mendojnë njerëzit, është një ligj që nuk do të fal asnjeri.Do të ndëshkohen të gjithë , është tërmet më i fortë se ai i Rumanisë. Madje Vettingu do të nisë në fillim nga vetë ne të mazhorancës”, deklaroi Ndreu. Duke u ndalur tek vetingu në polici, si një ish drejtues i Policisë, Ndreu theksoi se kjo nismë do të ndikojë pozitivisht në pastrimin e strukturave të policisë, pasi ka ende zyrtarë të përfshirë në afera. Duke u ndalur tek një nga çështjet më të debatuar në Shqipëri, ajo e drogës, Ndreu u shpreh se në vendin tonë problem mbeten drogërat e rënda.

“Në lidhje me drogën që kalon në Ballkan nga Shqipëria kalon vetëm 25% ndërsa 75% e rrugës ballanike për drogën e zë porti i Igumenisëcs.Nuk dua të shprehem për këtë gjë por ne e kemi pranuar këtë fenomen të cilën nuk e sollëm, por e gjetëm. Sipas mendimit tim policia nuk duhet të ngarkohet me detyra të tjera siç ndodhi ne mandatin e parë që kishin të bënin me lidhjet e paligjshme apo ndërtimet pa leje. Policia duhet të jetë në mbështetje të strukturave të shtetit por jo të ketë detyrën parësore këto çështje. Vetingu në polici do t’i fshijë policët e përfshirë dhe të implikuar”, u shpreh Ndreu.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.09.2017, 09:25  | Xh.I. | 386 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.