« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për investime kapitale
../Store/saraj_1_1_small.jpg

Shkup, 21 shtator - Në periudhën prej katër viteve, nga viti 2013 deri në vitin 2016 rrjeti Ballkanik BIRN me moton “Komunat nën lupë”, ka analizuar buxhetet komunal dhe llogaritë përfundimtare për një periudhë kohore, duke treguar me rezultate konkrete se çfarë kanë arritur të realizojnë kryetarët e komunave nga premtimet e tyre parazgjedhore, njofton Zhurnal.

BIRN gjithashtu ka analizuar punën e kryetarit të Komunës së Sarajit Bekim Murati i cili nuk do të kandidohet më për një mandat të dytë. Në analizën e BIRN shkruan se buxheti i planifikuar për investime kapitale për Komunën Saraj ka qenë i paraparë 3.074.309 euro, ndërsa nga ky buxhet janë harxhuar vetëm 1.598.564 euro. Nga kjo mund të konkludohet se Kryetari i Komunës Saraj, Murati në mungesë të projekteve ideore që është dashur ti propozon komuna, kjo zonë e vendbanimit nga menaxhimi i dobët ka humbë afro 1 milion e gjysëm mjete të parapara për investime kapitale për përmirsimin e jetës së qytetarëve që gravitojnë në Komunën e Sarajit.

Kryetari i Komunës Saraj, Bekim Murati, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 doli me program ku përfshiheshin 9 projekte prioritare, siç janë ndërtimi i rrugëve, shkollave, ndërtimi i objektit të Universitetit të Europës Juglindore. Përveç kësaj, ai premtoi edhe ndërtimin e objektit të Komunës si dhe poliklinikës në Saraj.

I pyetur nga BIRN kryetari Murati, për atë se sa i ka realizuar këto premtime, ai ka qenë i pakapshëm për të sqaruar analizën e BIRN. Por sipas të dhënave me plotë siguri mund të thuhet se Murati nga 9 projekte prioritare, tërësisht ka arritur të realizoj vetëm një, edhe atë ndërtimin e objektit për shkollë të mesme.

Më poshtë Agjencia e Lajmeve Zhurnal ua sjellë analizën e plotë të BIRN lidhur me projektet të pa-realizuara në Komunën e Sarajit nën drejtimin e Bekim Muratit.

NDËRTIMI I OBJEKTIT PËR SHKOLLË TË MESME

Nga gjitha projektet prioritare, ndërtimi i objektit të shkollës së mesme në Saraj është premtimi i vetëm i realizuar nga Murati. Objejkti u ndërtua në shtator të vitit 2016 , dhe gjenerata e parë e nxënësve u regjistruan në vitin shkollorë 2017-18. Në këtë shkollë janë hapur katër paralele.

PESË PROJEKTE TË PAREALIZUARA NGA BEKIM MURATI

Me plotë siguri mund të thuhet se Murati nga 9 projekte që ka premtuar, pesë prej tyre nuk i ka realizuar. Edhe atë ndërtimin e një shkolle fillore në Çajlanë, Semenishtë, ndërtimin e objektit të poliklinikës në Saraj si dhe çerdhe në f.Kondovë. Këto të dhëna për mosrealizimin e këtyre projekteve BIRN ka vendosur edhe një artikull të TV21 ku Murati hapur pranon se nuk janë realizuar disa projekte dhe kishte premtuar se do të realizon mandatin e ardhshëm. Artikulli ka të bëjë me kushtet e vështira që nxënësit e f.Çaljanë zhvillojnë procesin arsimorë.  Sipas informatave që posedon BIRN, nuk është realizuar edhe premtimi për ndërtimin e rrugës alternative për në f.Radushë si dhe për ndërtimin e një kampi universitar për UEJL. Në ueb faqen e Komunës, por edhe në BDI dhe mediumet, nuk ekizston asnjë informatë për fatin e kësaj rruge për Radushë, ndërsa për kampin universitarë ekziston një informatë e shkurtër në ueb faqen e universitetit nga viti 2010.

ZGJERIMI I RRUGËS KRYESORE NË SARAJ

Rionstruimi dhe zgjerimi i rrugës kryesore në Saraj është në kompetencë të Qytetit të Shkupit por ende nuk është përfunduar. Në pranverën e vitit 2016, në ueb faqen e Komunës Saraj është publikuar informata se si kryetari Murati bashkë me kryetarin e qytetit të Shkupit dhe disa ministra të BDI-së, përuruan oficialisht punët ndërtimore lidhur me këtë projekt. Ishte planifikuar që rikonstruimi i rrugës të fillon nga ura në Saraj dhe të përfundon në fshatin Gllumovë. Vlera e projektit ishte 20 milion denarë.

NDËRTIMI I OBJEKTIT TË KOMUNËS

Në fund të vitit 2015, në ueb faqen e Komunës është publikuar një informatë për inspektim të punëve ndërtimore për ndërtimin e objektit të komunës, me të dhëna detaje për përmbajtjen e objektit dhe mjetet që duhet të investohen, por nuk ka informatë se kur duhet të përfundon. Objekti i Komunës nuk është tërësisht i ndërtuar.

RIKONSTRUIM I RRUGËVE LOKALE

Premtimi i Bekim Muratit për ndërtimin e dy rrugëve SARAJ-BOJANË dhe KONDOVË-RADUSHË nuk është realizuar. Në maj të vitit 2014, Komuna në ueb faqe publikoi informatën se kanë filluar punët ndërtimore për rikonstruimin e rrugës Saraj-Bojanë prej 15 km. Për rikonstruimin janë ndarë vetëm 7 milion denarë, që dmth për rikonstruimin e tërësishëm të rrugës duhet të sigurohen mjete shtesë.
Fatin e njejtë e ka pasur edhe rikonstruimi i rrugës Kondovë-Radushë prej 13 km, dhe për këtë janë parashikuar vetëm 5 milion denarë. Në gusht të vitit 2013 në ueb faqe Komuna publikoi informatën se kanë filluar punët ndërtimore për rikonstruimin e rrugës, pa precizuar se bëhet fjalë vetëm për një pjesë të rikonstruimit  nga Svillarja e Epërme deri në Radushë. Edhe në këtë rast nuk bëhet e ditur se kur do të përfundon realizimi i tërësishëm i këti projekti.

Sipas BIRN Komuna Saraj nën drejtimin e Bekim Muratit ka investuar 39 euro për kokë banori.

Klikoni KËTU për të parë analizën e plotë nga BIRN për Komunën e Sarajit
http://opstini.prizma.mk/opstina/saraj

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.09.2017, 13:15  | Xh.I. | 7,696 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.