"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Donald Trump pranoi të vizitojë Serbinë në vitin 2018
vlcsnap-error078_8.jpg

Beograd-Uashington, 21 shtator - Presidenti serb Aleksandër Vucic deklaroi se pas takimit me homologun amerikan Donald Tramp në Nju Jork, në kuadër të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, kreu i shtepisë së bardhë ka pranuar të vizitojë Serbinë në 2018-ën.

Presidenti amerikan Donald Tramp, do të vizitojë Serbinë në vitin 2018. Ka qenë kjo deklarata e Aleksandër Vucic pas takimit të shkurtër me kreun e Shtëpisë së Bardhë në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Vucic shtoi se i kishte shpjeguar homologut amerikan, në mënyrë shumë të detajuar se pse vizita e tij në Serbi do të ishte e rëndësishme. SIpas kreut të shtetit serb, populli i tij e mbështet SHBA-në, poliitkat amerikane dhe do i bënin një pritje shumë të ngrohtë.

Në një deklaratë për gazetarët serbë Vucic shtoi se gjatë pritjes së organizuar nga Donald Tramp dhe bashkëshortja e tij melani për liderët botërorë në Nju Jork, ai pati mundësinë të shtrëngonte katër herë me presidentin amerikan. Madje Vucic pretendon se ka biseduar më gjatë se të pranishmit e tjerë me presidentin amerikan, dhe kjo për shkak se ai vjen nga i njëjtë rajon si bashkëshortja e tij Melania, e cila është m eorigjinë nga Sllovenia.

Vucic tha se gjatë bisedës me zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, folën në gjuhën serbe dhe atë sllovene dhe ishin kuptuar shumë mirë. Më parë presidenti serb u kishte thënë gazetarëve se Trump e kishte krahasuar atë me një basketbollist të NBA-së. Mediat serbe shkruajnë se një tjetër president që ka pranuar të vizitojë së shpejti Serbinë është dhe ai i Francës Emanuel Macron.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.09.2017, 14:03  | Xh.I. | 898 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.