"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
« Analistët » Deklarata e partive shqiptare për fat të keq u zvetënua, u vel (VIDEO)
deklarata.jpg
https://youtu.be/s1N1JZVm7qU

Shkup, 21 shtator - Partitë politike shqiptare në Maqedoni, më 29 dhjetor të vitit 2016, në prezenc të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Tiranë nënshkruan një Deklaratë të përbashkët me të cilën vendosen para vetës obligime të caktuar me të cilat do të dialogonin pjesmarrjen e tyre në Qeverinë e re të Maqedonisë.

Krahës gjithë pikave të kësaj deklarate, ajo që bëri "bujë" dhe nxiti debat etnik por edhe politik për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni ishte çështja e zyrtarizimit të Gjuhës Shqipe. Disa nga nënshkruesit e deklaratës madje nuk hezituan që të deklarohen se kjo çështje do të zgjidhet brenda 100 ditëshit të parë të Qeverisë së re. Por, çfarë në të vërtet ndodhi? A u harrua kjo Deklaratë nga vetë nënshkruesit e saj?  

Analisti politik, Muhamer Pajaziti thotë se Platforma shqiptare e cila bashkoi partitë shqiptare në Tiranë nën patronatin e kryeministrit Edi Rama tashmë është harruar.

"Ka kohë që përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoni nuk e kanë përmendur këtë deklaratë politike, me frikën se do të qortohen nga presidenti maqedonas dhe partia opozitare VMRO për ndërhyrje të Shqipërisë në punët e brendshem të Maqedonisë. Derisa liderët shqiptarë në Shkup nuk guxojnë as të tregojnë se Platforma është firmosur në Tiranë, Lista Serbe në Kosovë ka treguar hapur se Beogradi vendos për Serbët e Kosovës.Derisa sa serbët nuk Kosovë nuk bëjnë kompromise për të drejtat e tyre, politikanë shqiptarë në Maqedoni historikishtë tërhiqen dhe heshtin përballë të drejtave të shqiptarëve", thotë për Zhurnal, Muhamer Pajaziti, analist politik.

Sipas tij, partitë politike shqiptare edhe pse përfaqësojnë mbi 30 për qind të shqiptarëve në këtë shtet, ata kanë hequr dorë nga avansimit i statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve, duke pranuar një ligj gjysmak për gjuhën shqipe.

"Politikanët shqiptarë shpresojnë ti realizojnë të drejtat e tyre me ndryshime kushtetuese, një endërr që nuk do të realizohet kurr, për faktin se deputetët maqedonas janë shprehur hapur se kurr nuk do të votojnë ndryshime që rrezikojnë gjoja integritetin e shtetit", nënvizon Pajaziti.

Nga ana tjetër, Sulejman Rushiti, analist politik potencon se deklarata e partive politike shqiptare kishte element fisnik, por për fat të keq u zvetënua, u vel.

"Në fakt, unë nuk do ta quaja Deklarata e Tiranës. Ajo platformë për mendimin tim kishte një elementi fisnik, ajo është tryeza e përbashkët e cila për fat të keq u  zvetënua, u vel. Tani që të ikim nga përolasjet e politikës ditore duhet patjetër të krojohet një fymë tjetër e cila si duket ka nevojë për figura të tjera të poltikbërjes. Sa i përket pikave të domumentit të quajtur platformë mendoj se ka vetëm disa paralajmërime të cilat bien në hije të zhurmës së fushatës së zgjedhjeve lokale", thekson për Zhurnal, Sulejman Rushiti, analist politik.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.09.2017, 21:30  | D.J. | 4,238 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.