« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
DOSJE/ Uashington – Berlin – Moskë: Trekëndëshi i pamundur
trekendshi.jpg

Protagonizmi i rinovuar rus dhe unilateralizmi amerikan e kompromentojnë politikën tradicionale gjermane të barazlargësisë midis Rusisë dhe Amerikës. Parë nga Kremlini, Gjermania e sotme shikon sidomos nga Perëndimi, por në mënyrë astrategjike.

Dy janë tiparet që karakterizojnë botën e sotme të globalizuar: ndërvarësia dhe paqëndrueshmëria. Avantazhet e fituara nga globalizimi janë të pamohueshëm: afatet e rritjes ekonomike të përshpejtuara, me përmirësimin pasues të nivelit të jetesës në pothuajse çdo vend të botës, probabilitete më të vogla një konflikt të armatosur global midis aktorëve të mëdhenj botërorë. Megjithatë, ekziston edhe ana tjetër e medaljes: një konkurrencë më e ashpër, parasëgjithash në tregti dhe në ekonomi, për të siguruar resurse natyrore më fazë ezaurimi, sfera influence, rrugëdalje tregtare; shfaqje në arenën botërore e aktorëve të rinj të fortë (Kina në radhë të parë) dhe e subjekteve të tjera joshtetërorë apo pseudoshtetërorë; trasferim i potencialit të konfliktit në sferën e informacionit dhe të kulturës. Gjithçka në kurriz të një globalizimi të mundësive, por edhe të rrisqeve. Globalizimi i rrisqeve kërkon nga ana e tij qasje të reja. Pavarësisht përpjekjeve të bëra për të rinovuar institucione të vjetra (OKB, OSBE, NATO) dhe për të krijuar të reja (BRICS, G20), vazhdon të mungojë një rregullim i duhur i gjndjes aktuale të rritjes dhe i sfidave të botës bashkohore. Kështu, duket se po rijetohet gjendja e «ngërçit» dhe e «fundit të një epoke» e viteve Nëntëdhjetë, kur sistemi i vjetër i blloqeve i diktuar nga Lufta e Ftohtë ia kishte lënë vendin institucioneve dhe aleancave euroatlantike të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithëse relativisht më efikase se homologët sovjetikë, institucione të tilla janë demonstruar të papërshtatshëm ndaj nevojave të reja. Veç kësaj, globalizimi frenetik i mundësivve dhe i rrisqeve ka nisur ta gërryejë seriozisht – për të mos thënë shpërbërë – kohezionin e brendshëm e institucioneve perëndimore dhe të komunitetit euroatlantika. Deri më tani, me «krizë të institucioneve perëndimore dhe të botës euroatlantike» nënkuptohej dobësimi i lidershipit amerikan, marxhinalizimi i vendeve perëndimore në ekonominë botërore dhe problemet e inetgrimit europian. Përveç këtyre, politikat e brendshme e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, në veçanti të Gjermanisë, nxjerrin në sipërfaqe temën e raporteve transatlantike, nga ecuria e të cilave do të varet konfigurimi i rregullimit të ardhshëm botëror. Për politikën e jashtme, sigurinë, ekonominë dhe në përgjithësi rolin e Rusisë në skakierën botërore, fërkimet e brendshme në instucionet perëndimore dhe euroatlantike janë një bankoprovë serioze. Pavarësisht se Moska synon për një lidership të ndarë me Shtetet e Bashkuara në çështjet botërore, Bashkimi Europian – dhe Gjermania në veçanti – mbesin një prioritet absolut, për shkak të afërsisë gjeografike e historiko – kulturore dhe të lidhjeve të konsoliduara ekonomike. Por përpjekjet ruse ndeshen me vizionin që ka Berlini për rolin dhe interesat e Federatës Rusë në Europë dhe në botë. Atëhere, cilat janë interesat themelore të secilës palë në botë e në Europë? A ekziston një aks potencial «Moskë – Berlin» dhe vërtet Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ta pengojnë normalizimin e raporteve ruso – gjermane? Cili do të jetë konfigurimi i ardhshëm i marrëdhënieve midis Gjermanisë e Amerikës dhe midis Rusisë e Gjermanisë? Për tju përgjigjur këtyre pyetjeve është e nevojshme të bëhet një hap prapa dhe të ripërshkohen dinamikat e raporteve midis tri vendeve në 20 vitet e fundit.

Në radhë të parë, është mirë të kujtohet sesa raportet e sipërpërmendura janë kushtëzuar nga një inerci e thellë historike, e aftë që të hedhë bazat për zhvillime pozitive të ardhshme (siç ka ndodhur midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara). Raportet midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara mbështeteshin dhe pjesërisht mbështeten akoma sot mbi një shtrat të qëndrueshëm stabiliteti. Gjatë viteve Nëntëdhjetë kontaktet midis Berlinit dhe uashingtonit janë konsoliduar për arsye të ndryshme: mbështetja amerikane ndaj Republikës Federale Gjermane për ribashkimin e vendit me kushtet e diktuara nga amerikanët (riabsorbim i RDGJ-së), aderim i vendit të ribashkuar në NATO, lidhje të thella ekonomike. Megjithatë, duke filluar nga vitet 2000, fërkimet midis të dy vendeve kanë ardhur duke u rritur në mënyrë të konsiderueshme. Tronditja e parë ka ardhur në 2003, me fillimin e operacioneve ushtarake në Irak të dëshiruar nga administrata Bush. Në shumë aspekte, ky vendim ka vulosur politikën e jashtme amerikane në vitet në vazhdim, duke e bërë rregull konsultimin e munguar e aletëve europianë (sidomos anëtarët e NATO-s) dhe parapëlqimin për veprime unilaterale që shkojnë maksimumi në një «koalicion vullnetarësh». Për elitën politike gjermane një qasje e tillë është e papranueshme. Faza e parë e këtyre tensioneve, që përkon me mandatin e parë e Kancelarit Gerhard Schröder, u kundërbilancua pjesërisht nga ngritja e Angela Merkel, e cila qysh nga fillimi promovoi një politikë të jashtme të prirur që të ruante raporte të mira dhe një shpirt të fortë bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara.

Fillimi i presidencës Obama ka qenë mjaft premtues: përtej dorëheqjes së pritur nga ana amerikane ndaj rolit si «xhandar botëror» dhe ndaj unilateralizmit të ndërlidhur në politikën e jashtme, pala gjermane shpresonte të siguronte nga uashingtoni një bashkëpunim faktik për zgjidhjen e problemeve të shumëfishta: mosproliferim, reformë të organizatave ndërkombëtare, luftim ndaj krizës ekonomiko – financiare botërore, ruajtje të të drejtave të njeriut, luftë kundër ndryshimit klimaterik. Veç kësaj, sipas thënies së shumë analistëve, opinioni publik gjerman kishte mbetur në mënyrë pozitive i goditur nga programi i dendur i reformave të administratës Obama, duke filluar nga sistemi shëndetësor kombëtar. Shpresat qenë dukshëm tejet të larta dhe shumë premtime nuk janë mbajtur: një mbi të gjitha – mbyllja e burgut të Guantánamo – e shndërruar në sytë e Europës si simboli i shkeljes të të drejtave më themelore të njeriut. Së fundmi, zbulimi se liderët politikë europianë, Angela Merkel në krye, spiunoheshin e ka ushqyer mosbesimin e shoqërisë gjermane ndaj aleatit numër një.

Një rol jo dytësor në kontrastet midis dy vendeve kanë luajtur çështjet ekonomike. Pavarësisht rritjes konstante të eksporteve gjermane drejt Shteteve të Bashkuara (sot partneri i parë tregtar i Gjermanisë), krijimi i sfumuar i një Traktati Transatlantik për Tregëtinë dhe Investimet (TTIP) është bërë një prej pengesave më të mëdha në raportet bilaterale. Megjithëse ka qenë pikërisht Gjermania që ka shërbyer si promotre e marrëveshjes, që në tërësi do të duhej të rezultonte më fitimprurëse për atë dhe Bashkimin Europian sesa për Shtetet e Bashkuara, për momentin shoqëria dhe politika gjermane janë tërhequr.

Ardhja në Shtëpinë e Bardhë e Donald Trump është pritur me disfavor në Gjermani, duke shkaktuar një valë të re mosbesimi lidhur me shkallën e besueshmërisë e aleatit amerikan. Të shumta janë rezervat lidhur me kontributin amerikan në zgjidhjen e krizës ukrainase, në çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe ato tregtare. Anasjelltas, raportet ruso – gjermane kanë dalë në Mijëvjeçarin e Tretë me një prapatokë të qëndrueshme bashkëpunimi, e përcaktuar në pjesën më të madhe nga trashëgimia e Ostpolitikës së Willy Brandt dhe nga imperativi për Gjermaninë që të ruajë kontaktin me Rusinë dhe Europën Lindore. Gjysma e parë e viteve 2000 është shënuar nga një përmirësim i marrëdhënieve bilaterale, falë sidomos konsolidimit të shkëmbimeve tregtare, ekonomike, kulturore dhe formative, përveç se një strategjie të pranuar lidhur me temat e së drejtës ndërkombëtare dhe të rolit të institucioneve multilaterale në botë. Pastaj nuk duhet nënvlerësuar impakti i zgjerimit në lindje i Bashkimit Europian në 2004 dhe jehona pozitive që ka pasur në shoqërinë ruse. Rrethana të tilla i kanë shtyrë shumë ekspertë të hipotezojnë një aks Paris – Berlin – Moskë, me një përfshirje graduale të Rusisë në strukturat europiane dhe ndërtimin e të ashtuquajturës Europë e Madhe, nga Lisbona në Vladivostok.

Sot gjurma kryesore e marrdhënieve ruso – gjermane është sidomos e tipit ekonomik. Disa episode lidhur në radhë të parë me sigurinë europiane – midis të cilëve diskutimi i famshëm në Mynih i Presidentit rus Vladimir Putin dhe dalja e Rusisë nga Traktati mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë (CFE) në reagim të zgjerimit të NATO-s – sigurisht që i kanë prekur marrëdhëniet bilaterale, por jo në mënyrë substanciale. Më shumë duhet nënvizuar tentativa për të hapur një vektor të ri në raportet ruso – gjermane gjatë presidencës së Dmitrij Medvedev, me atë partneritet për modernizimin që, përtej zgjerimit të shkëmbimeve ekonomike, parashikonte një uniformizimin gradual të sistemit juridik dhe rregullues të Rusisë dhe Bashkimit Europian, hapi i parë konkret drejt ndërtimit të Europës së Madhe. Kriza ukrainase dhe pasojat e saj i kanë kapur në befasi të dyja palët. Në fakt, Rusisë pozicioni i Gjermanisë i është dukur dhe vazhdon t’i duket thellësisht proamerikan. Moska mendonte se në 2014 Berlini do ta mbështeste hyrjen e Krimesë në Fderatën Ruse, për analogji me ribashkimin gjerman të 1990 dhe me qëndrimin që mbajti Bashkimi Sovjetik/Rusia në këtë rast. Nga ana tjetër, Gjermania nuk priste në Europë atë që, nga këndvështrimi i saj, ishte një aneksion me të gjitha efektet. Nga ai moment ka hyrë një zhgënjim në rritje lidhur me mundësinë e krijimit të marrëdhënieve të qëndrueshme politik dhe ekonomike midis Rusisë dhe Bashkimit Europian: konflikti i armatosur në Ukrainën lindore, vendosja e sanksioneve, tentativa e dështuar për ta menxahuar konfliktin nëpërmjet Marrëveshjes së Minskut e kanë rënduar progresivisht kuadrin. Një faktor i fundit që sot ashtu si atëhere ka kompromentuar seriozisht raportet ruso – gjermane ka qenë pjesëmarrja ruse në luftën civile në Siri. Për Gjermaninë konflikti sirian është bërë vendimtar jo vetëm prej problemeve lidhur me ardhjen e refugjatëve (temë që ushqen pjesën më të madhe të debatave të politikës së brendshme gjermane), por edhe prej akuzës drejtuar Rusisë se ka shkëlur në mënyrë të përsëritur e të rëndë të drejtat e njeriut gjatë operacioneve ajrore në mbështetje të Damaskut. Është opinion i përhapur dhe i deklaruar se ndërhyrja rus do të shkaktonte një rritje të konsiderueshme të regugjatëve në vendet europiane në përgjithësi dhe në Gjermani në veçanti.

Në gjendjen aktuale Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar disa prioritete strategjike themelore: të krijojnë burime të reja ekonomike edhe nëpërmjet reformave të brendshme dhe riatdhesimit të një pjese të prodhimit tejet të specializuar; të ruajë NATO-n si garante të sigurisë euroatlantike; të tentojë zgjidhjen e krizës siriane, duke krijuar një ekuilibër të ri në Lindje të Mesme dhe në Afrikën Veriore; të ruajë një ekuilibër strategjik me Kinën dhe vendet me dalje në Paqësor, edhe duke tentuar ta përfshijë Republikën Popullore në zgjidhjen e «çështjes bërthamore» koreanoveriore. Bashkimi Europian dhe Gjermania në plan të parë shikohen si aktorë gjysmë të pavarur që mund tí lejojnë vetes luksin e kultivimit të interesave specifike vetëm në masën që këto nuk konfliktuojnë me objektivat strategjike e Shteteve të Bashkuara. Veç kësaj, hipotezohet një hapësirë manovre më e madhe e Bashkimit Europian dhe e Gjermanisë në çështjet e sigurisë europiane (duke e konsideruar gjithmonë rolin e NATO-s si garantin kryesor të kontinentit), me mundësinë për Shtetet e Bashkuara që ta lehtësojnë Europën nga një pjesë e detyrimeve, kryesisht financiare. Në një skenar të tillë Rusia shikohet si një fuqi destabilizuese në brendësi të sistemit europian të sigurisë dhe atij ndërkombëtar (për shkak të akuzave për ndërhyrje në Ukrainë dhe në politikën e brendshme e Shteteve të Bashkuara dhe të Europës), por edhe si partner i mundshëm në zgjidhjen e krizave të veçanta ndërkombëtare. Për sa i përket Gjermanisë, në gjendjen aktuale imperativi kategorik i saj është të forcojë unitetin e Bashkimit Europian dhe të rrënjosë sa më shumë të jetë e mundur proceset e integrimit europian. Një objektiv i tillë kushtëzohet nga disa faktorë. Në radhë të parë, vetë ideja e integrimit europian mbështetej mbi nevojën e frenimit të autonomisë së pasluftës të Gjermanisë dhe të futjes së vendit në konetsktin e institucioneve perëndimore, me qëllim që të shmangeshin revanshizma të mundshme. Kjo ka kushtëzuar mendimin e elita politike gjermane, duke i përcaktuar prirjen për tí zgjidhur problemet globale e ndërkombëtare në kontekste multilaterale.
Në radhë të dytë, bashkimi i Gjrmanisë dhe rritja ekonomike që ka buruar prej tij, bashkuar me rënien e hegjemonisë franceze në institucionet europiane, kanë çuar në një situatë paradoksale: mekanizmat e menduar me qëllim që ekonomia gjermane të përdorej në interesin e të gjitha vendeve europiane dhe jo vetëm të Gjermanisë janë transformuar në instrumenta me fuqi ekskluzivisht kombëtar. Përtej rolit hegjemonist në çështjet ekonomiko – tregtare dhe në rregullimin fiskal e financiar, Gjermania ka siguruar lidershipin politik në menaxhimin e krizës në vendet e Europës jugore (Greqinë në radhë të parë), të krizës ukrainase (me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë), të mikpritjes së refugjatëve sirianë. Kështu që mund të konkludohet se përfituesi i vërtetë i integrimit europian është pikërisht Gjermania, për të cilën një kohezion më i madh europian është ekuivalent me mbrojtjen e interesave të veta. Edhe raportet me Shtetet e Bashkuara futen midis prioriteteve të politikës së jashtme gjermane. Pavarësisht përvojës negative të 15 viteve të fundit dhe kompleksitetit të dialogut me administratën e re Trump, Amerika mbetet partneri tregtar më i rëndësishëm i Gjermanisë dhe garantuesi i parë i sigurisë europiane, arsye për të cilën gjermanët kërkojnë dhe do të kërkojnë gjithmonë një kompromis me Shtëpinë e Bardhë edhe në virtyt të rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, në kurriz të një lufte të mundshme tregtare dhe futjes së tarifave mbi eksportet gjermane. Kështu që nuk është për tú përjashtuar rreziku i një varësie politike të Gjermanisë nga lëvizjet e administratës amerikane.

Në një kontekst kaq të ndryshueshëm, çështja më komplekse mbetet ajo e zhvillimit apo e normalizimit të raporteve midis Gjermanisë dhe Rusisë. Anipse nuk mungojnë ata që urojnë rikuperimin e raporteve të mira bilaterale midis dy vendeve, as Rusia, as Gjermania nuk e kanë një vizion të qartë dhe afatgjatë të palës tjetër në sistemin e vet të interesave politike të brendshme e të jashtme. Pas ribashkimit dhe zgjerimittë Bashkimit Europian, për Gjermmmmmaninë raportet Rusinë rënë plan të dytë. Duke u nisur ngaaaaa pppppremisa se [ër momentin politika e jashtme gjermane synon që të ruajë dhe të rrisë procesin e integrimit europian, është e qartë se interesat e Polonisë dhe të shteteve balltike, por pjesërisht edhe tëb Ukrainës e të Moldavisë, janë prioritare karshi avantazheve që burojnë nga dialogu ruso – gjerman. Megjithëse përballë një potenciali të konsiderueshëm të rritjes në shkëmbimet tregtare, ekonomike, shkencore e kulturore, për momentin Rusia ka shumë pak për t’i ofruar Gjermanisë që të kthehet e t’í imponohet si temë rioritare në axhendën politike gjermane. Po të gjykosh nga rezultatet e para të krizës ukrainase, Rusia ka vuajtur zgjedhjen midis sgurisë dhe zhvillimit. Nëse prej kohësh objektivi kryesor i politikës së jashtme ruse ishte – dhe mbetet – ruajtja e sigurisë politike dhe ushtarake e vendit, shfaqja e sfidave dhe e kërcënimeve të reja në nivel e ka rënduar problemin. Veç kësaj, rënia e çmimit të naftës, stanjacioni dhe thellimi i mundshëm i hendekut midis Rusisë dhe fuqive të tjera botërore në fushën ekonomike dhe shkencore kanë sjellë në qendër të vëmendjes problemin e normalizimit të raporteve me Bashkimin Europian në përgjithësi dhe me Gjermaninë në veçanti, për të mos folur për Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, cilidoqoftë konkretisht «rregulli e ri» i raporteve midis Rusisë dhe Perëndimit, mbetet një çështje e hapur. Për dy motive: parasëgjithash dëshira e Rusisë për të pasur një rol të barabartë me atë të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara në zgjidhje e problemeve globale; në radhë të dytë, mungesa e një vizioni strategjik nga ana e Gjermanisë, Europës dhe Amerikës për sa i përket vendit të Rusisë në rregullimet respektive globale e lokale.

Si përfundim, ka gjasa që në periudhën afatshkurtër raportet në trekëndëshin strategjik Rusi – Gjermani – Amerikë të vazhdjnë të ruajnë një shkallë të caktuar paqartësie. Në nivel ndërkombëtar do të peshojnë rezultatet e vitit të parë të administratës Trump, rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani dhe kursi politik rus të nesërmen e zgjedhjeve presidenciale. Edhe në rastin më të mirë – domethënë thellimin gradual të kontrasteve lidhur me Ukrainën dhe mbi rikonfigurimin e pasluftës të Sirisë – faktori përcaktues mbetet një tjetër: mungesa e një vizioni strategjik rreth vendit të këtyre tri vendeve në një skakierë botërore të ndryshueshme, por edhe të secilit vend në politikën e jashtme e dy të tjerëve.

(Vladimir Morozov është Koordinator Programesh në Russian International Affairs Council (RIAC))

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 02.09.2017, 12:36  | B.M. | 907 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.