« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sela nuk e zgjodhi problemin e ujit të pijshëm për struganët
Ziadin-Sela_3-1_1.jpg

Shkup, 22 shtator - Komuna e Strugës  është komunë që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë, e cila ka 65.396 banorë. Këtë komunë prej vitit 2013-2016 e ka udhëhequr  kryetari i aktual  i partisë,  Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, ndërsa në atë periudhë kohore, kryesonte si  kandidat nga radhët e PDSH.

Rrjeti Ballkanik BIRN , ka analizuar gjithë buxhetin  dhe llogarinë përfundimtare të komunës së Strugës, në krye me Selën, projektet e realizuara, dështimet e shumta dhe realizimet e premtimeve të tij gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas analizës së BIRN, kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela në Strugë ka planifikuar  buxhet  në vlerë prej 55.515.825 euro, ndërkaq janë shpenzuar 45.578.495 euro , gjegjësisht 82.1% e reallizimit të buxhetit.

Sa i takon buxhetit të investimeve kapitale, planifikimi i buxhetit ka kapur vlerën prej 7.072.309 euro, ndërsa janë harxhuar 3.038.568 euro, gjegjësisht  4 million euro nga projektet e premtuara, nuk janë relizuar për shkaqe të panjohura.

Buxheti i  komunës së Strugës me vlerën e përcaktuar maramendëse , le për të dëshiruar një dukuri keqardhëse për komunën në fjalë. Sipas statistikave të BIRN, kjo komunë ka borxhe në vlerë prej 3.580.896 euro, ndërsa në anën tjetër nëse shohim investime kapitale të realizuara për kokë banori, vlera është tejet qesharake, vetëm 46 euro për një qytetar strugan.

Kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela, nuk ka shpallur program më të cilin ka marrë verdiktin e popullit. Programi i këtillë komunal nuk gjindet  në  webfaqen e PDSH, apo teweb faqja  te  Aleanca për Shqiptarët.

NJë pjesë e prioriteteteve të tij duhet të tërhiqen nga deklaratat e mitingjeve me qytetarët e Strugës.Specifika e tij si kryetar komune, dalllon në atë se në pjesën më të madhe të mitingjeve ai nuk flet për zgjidhjen e problemeve lokale të qytetarëve, që janë burimi kryesor i komunës, por flet për idenë që Struga të ketë kryetar shqiptar dhe të jetë komunë shqiptare.

Megjithatë, Sela në shumë mitingje krahas porosive të ndryshme për bashkim të votës shqiptare, jep ndonjë premtim për zgjidhjen e problemeve në komunë , ndërtim në infrastrukturën rrugore, kanalizime, sigurimin e ujit të pijshëm, problemet me parkingjet në qytet, kthimi i plazheve të uzurpuara të qytetarëve etj.

Sela dhe bashkëpunëtorët e tij nuk u përgjigjën në kërkesat e BIRN dhe në informacionet që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve të premtuara.Nga mjetet e shpenzuara, në suazat e buxhetit në periudhën 2013-2016, vetëm 6, 7 përqind e buxhetit janë shpenzuar në objekte kapitale, tregojnë analizat e BIRN nga buxheti i përgjithshëm I projekteve të realizuara në këtë komunë.

Rikonstruimi i shëtitores dhe sheshi i qytetit

Në qytetin e Strugës, vëmendje e posaçme i është kushtuar rikonstruimit të shëtitores afër lumit Drin, rikontruimi i dy urave, ura e drurit dhe ura kryesore, sanimi i gropave , ndërtimi i një shkolle dhe ndërtimi i çerdhes.

Zgjidhja e ujit të pijshëm problem parësor në komunën e Strugës.

Zijadin Sela nuk arriti të relizojë shumë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm .Në periudhën e verës pati ankesa të mëdha nga ana e qytetarëve në saj të shtypjes së dobët të ujit , por për këtë problem nga komuna e Strugës nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë çështje.Përkundër shtypjes së vogël të ujit , në fshatrat e Strugës ka ndotje të madhe të ujit të pijshëm.
Ndërtimi i rrugëve lokale. Në lidhje me projektet e fshatit nga ana e kryetarit Sela,  duhet përmendur asfaltimet e rrugëve lokale, siç janë në fshatrat:Frengovë, Ladorishtë, Zagraçan, Tateshi i Poshtëm dhe i Epërm, Dobovjan, Dellogozhdë, Koroshishtë, Misleshevë, Mislodezhdë etj.

Problemi me deponinë e qytetit të Strugës

Komuna e Strugës nuk ka zgjidhje konkrete për deponinë e qytetit, të cilët sivjet e kaploi zjarri dhe krijoi burim të ndotjes së ajrit në mbarë rajonin.Për zgjidhjen e këtij problem në saj të vonësës së parregullt të mbeturinave komunalem pritet një përkrahje financiare nga IPA fondet.

Klikoni KËTU për të parë analizën e plotë të BIRN për Komunën e Strugës nën drejtimin e Ziadin Selës

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.09.2017, 15:00  | Xh.I. | 4,015 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.