"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Zgjedhjet në Gjermani, Merkel në garë për mandatin e katërt
thumbs_b_c_d1408b7ea10e7a97efa501d674266749.jpg

Të dielën në Gjermani 61.5 milionë votues me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit gjerman (Bundestagun). Kancelarja aktuale Angela Merkel ka hyrë në garë për të fituar mandatin e katërt me radhë, kurse rezultate të mira në këto zgjedhje pret dhe e djathta radikale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 299 njësi votimi do të zgjidhen 598 deputetë, kurse votuesit paraleshit do të zgjedhin edhe deputetët nga rajonet e tyre në lista të hapura, si dhe do të votojnë për partitë politike të preferuara. 

 

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 19-ta federale në Gjermani janë angazhuar rreth 650 mijë njerëz në 73.500 vendvotime.

 

Në garën zgjedhore marrin pjesë 42 parti politike me gjithsej 4.828 kandidatë.

 

Në kulmin e rritjes së populizmit dhe retorikës radikale djathtiste në Evropë, të dielën me vëmendje të veçantë pritet rezultati që do të arrijë partia radikale Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila shpreson për përqindje dyshifrore të votave dhe të radhitet si partia e tretë në Parlamentin gjerman.

 

Sondazhet nxjerrin në avantazh aleancën CDU/CSU 

 

Hulumtimet e opinionit publik tregojnë se koalicioni qeverisës i Unionit Kristian-Demokrat (CDU) dhe simotrës së saj të Unionit Kristiano-Social (CSU), gëzojnë mbështetje midis 36 dhe 38 për qind të votuesve. 

 

E dyta radhitet, Partia Social Demokratike (SPD) me mbështetje prej 20 deri në 23 për qind të votuesve, e ndjekur nga radikalët e djathtë AfD me mbështetje nga 9 deri në 12 për qind të votuesve. Mbështetje të ngjashme gëzon edhe Partia Majtiste dhe Partia e Lirë Demokratike (FDP), ndërsa Partia e Gjelbër ka mbështetje nga 7 deri 9 për qind të votuesve.

 

Gjithçka lë të kuptohet se aleanca CDU/CSU do të jetë fituese e zgjedhjeve dhe do të ketë disa opsione për formimin e qeverisë së koalicionit. Në radhë të parë pritet koalicioni me FDP dhe Partinë e Gjelbër, por nëse këto dy parti nuk arrijnë kapacitetet e mjaftueshme në parlament, ekziston mundësia e koalicionit të madh me SPD-në.

 

Në të gjitha opsionet, udhëheqësja e CDU-së mund të marrë për të katërtën herë postin e Kancelares së qeverisë gjermane. 

 

Aleanca CDU/CSU më herët e ka hedhur poshtë mundësinë e koalicionimit më AfD-në dhe Partinë majtiste.

 

Në rast se parashikimet e sondazhit dalin të sakta dhe AfD bëhet partia e tretë politike në parlament, ndërsa qeveria do të formohej nga koalicion i madh CDU/CSU dhe SPD, për herë të parë në histori opozita gjermane do të udhëhiqet nga radikalët. Analistë të shumtë janë të mendimit se kjo mund të dëmtojë imazhin e vendit.

 

Kancelarja Merkel erdhi në krye të qeverisë gjermane në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2005. Partnerët e koalicionit në qeveri kanë ndryshuar, por Merkel ka mbetur në krye të qeverisë në të cilën partneri i koalicionit aktualisht është SPD, e cila gjithashtu është oponenti më i madh në zgjedhjet e së dielës.

 

Çështjet e politikës së jashtme në fushatën parazgjedhore 

 

Qeveria e tanishme e koalicionit të madh të Gjermanisë në mandatin e mëparshëm luftoi me krizën në Eurozonë që ishte shkaktuar nga kriza ekonomike globale. Një nga çështjet më të rëndësishme në Evropë gjatë asaj periudhe ishte vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian.

 

Merkel udhëhoqi një politikë të moderuar duke u zotuar para britanikëve se do të zhvillonin negociata konstruktive rreth Brexit-it, por gjithashtu vazhdimisht kishte potencuar se dalja nga blloku nuk do të jetë e rehatshme.

 

Si një nga vendet kryesore të Bashkimit Evropian, qeveria gjermane është përballur me pasojat e krizës ukrainase, sanksionet kundër Rusisë, krizën me emigrantët, sfidat në marrëdhëniet me Turqinë, si dhe me SHBA-të pas marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump.

 

Lufta në Siri dhe lufta ndërkombëtare kundër terrorizmit, gjithashtu ishin disa nga çështjet me të cilat ishte angazhuar qeveria gjermane dhe të gjithë këto do të valorizohen nga votuesit të dielën.

 

Gjermania ka rrezikuar në mënyrë të konsiderueshme marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Turqinë gjatë periudhës së kaluar, ku duhet theksuar se 750 mijë turq kanë të drejtë vote në Gjermani. 

 

Përkeqësimi i marrëdhënieve gjermano-turke erdhi pas vendimit të Parlamentit gjerman për pretendimet armene rreth ngjarjeve të vitit 1915, pastaj mos dënimi i duhur dhe reagimi i zbehtë i Gjermanisë ndaj tentimit të dështuar të grusht shtetit të Turqisë në vitin e kaluar, mos lejimi i zyrtarëve turq gjatë referendumit mbi reformën kushtetuese në Turqi dhe qëndrimi i Gjermanisë kundër organizatave terroriste FETO dhe PKK.

 

Sa i përket politikës së brendshme, qeveria gjermane në mandatin e kaluar më së shumti është sprovuar nga kriza e refugjatëve, ku duhet të theksohet edhe shqetësimi mbi rritjen e retorikës populiste dhe radikale në skenën politike në vend.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.09.2017, 14:34  | Z.H. | 295 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.