"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
kamion_10_05_2013_5.jpg

Shkup, 22 shtator - Agjencia e Lajmeve Zhurnal gjatë inskeptimit që po u bën programeve parazgjedhore të partive politike në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vitin 2013, në platformën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, si premtim parazgjedhor është hasur edhe premtimi nga ana e kryetari të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, për ngritjen dhe profesionalizimin e ndërmarrjeve publike komunale, si dhe pajisjen e tyre me mjete moderne.

Të kësaj natyre janë edhe këto dy investime  që do ti paraqesim më poshtë. Bëhet fjalë për furmizimin e ndërmarrjes publike “Komunalec”, me dy kamionë, njëri për pastimin e borës dhe një tjetër për larjen e rrugëve, që të dy kapin vlerën e 176 mijë eurove.

Komuna e Gostivarit vazhdon me furnizimin me pajisje për ndërmarrjen Publike “Komunalec”. U promovua kamioni i ri për pastrimin e borës, i cili mund të shërbeje edhe për nevojat tjera të ndërmarrjes. Promovimin e bëri kryetari i Komunës së Gostiavrit, Nevzat Bejta dhe drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi. Kryetari Bejta me furnizimin me pajisje themelore për mirëmbajtje e higjienës dhe pastërtisë së qytetit, qytetarëve do tu krijohet ambient më i pastër dhe një lëvizje më e mirë në çdo stinë.

 “Sot drejtorit të ndërmarrjes ia dorëzojmë kamionin e dytë për pastrimin e rrugëve gjatë dimrit. Me këtë ne i krijojmë kushte ndërmarrjes që ndërmarrja të jetë në shërbim të qytetarëve. Para disa ditëve e promovuam kamionin për larjen e rrugëve, kurse sot e promovojmë edhe kamionin për pastrimin e rrugëve gjatë stinës së dimrit. Ne do të vazhdojmë në këtë formë për të krijuar kushte, të blejmë edhe pajisje tjera për mirëmbajtje dimërore që qytetarët të kenë lëvizje të rehatshme edhe gjatë stinës së dimrit”, tha kryetari Nevzat Bejta

Pas pranimit të kamionit nga kryetari Bejta, drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi tha se pajisjet që i jep komuna e Gostivarit, ndërmarrjes që ai e drejton janë shumë të nevojshme për NP “Komunalec”.

“Bëhet fjalë për kamion për pastrimin e borës dhe është kamion kiper që mund të shfrytëzohet për punë tjera. Gjithashtu është një ndihmesë e madhe për ne si ndërmarrje publike për shkak se me këtë mund të bëjmë edhe bartjen e mbeturinave inerto dhe për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Vlera e kamionit që sot ne e promovojmë është 94.400 euro”, tha drejtori Xhaferi.

Kamioni për pastrimin e borës është blerë me mjetet të cilat janë siguruar me anët të kredisë nga Banka Botërore. Javë më parë u promovua kamionin e ri për larjen e rrugëve, kamion – cisternë.

Ditëve në vijim do të mbërrijnë edhe pajisje për pastrimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe një ekskavator i madh, të cilat janë të parapara në projektin për furnizim me pajisje themelore për mirëmbajtjen e higjienës në komunën e Gostivarit.”, kështu shkruan në faqen zyrtare të Komunës së Gostivarit,  që mban datën 10 Maj 2013.

“Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, bashkë me kryetarin e këshillit të komunës, Nasir Musliu dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, promovuan kamionin e ri për larjen e rrugëve. Bëhet fjalë për kamion – cisternë, të markës “IVECO EURO KARGO".

Kryetari Nevzat Bejta, gjatë dorëzimit të çelësave drejtorit të NP ”Komunalec”, Memedali Xhaferi, tha se ky kamion do të shërbeje për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ambientit të pastër në Gostivar.

  “Sot në praktikë e promovojmë kamionin që është blerë me mjetet të cilat janë siguruar me anët të kredisë nga Banka Botërore. Garancë e kësaj kredie ishte Ministria e Financave, gjegjësisht Qeveria dhe është promovuar që ë kohën kur unë isha Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

 Kamioni është me vlerë 82 mijë euro, kurse kredia në përgjithësi është afër 1 milion euro. Për pajisjet për mirëmbajtjen e higjienës janë të ndara mbi 570 mijë euro, kurse mjetet tjera do të shfrytëzohen për përmirësimin e ndriçimit publik. Besoj se këtë kamion që sot e kemi këtu përpara komunës, do ta shfrytëzojmë në interes të qytetarëve të Gostivarit dhe gostivarasit do të kenë rrugë dhe ambient më të pastër”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

 Ndërkaq drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi tha kamionin që sot e marrim nga Komuna e Gostivarit është i një rëndësie shumë të madhe për qytetarët e Gostivarit, për përmirësimin e higjienës në qytet.

 “Deri tash NP “Komunalec”, kështu kamion nuk dispononte. Do na lehtësohet puna shumë, pasi që pastrimi i rrugëve është bërë nëpërmjet sistemit të hidrantëve. Tash me këtë kamion do të mund ti pastrojmë edhe rrugët në pjesët e qytetit ku nuk kemi sistemin e hidrantëve”, tha drejtori Xhaferi.

 Ditëve në vijim do të mbërrijnë edhe një kamion me pajisje për pastrimin e borës, pajisje për pastrimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe një ekskavator i madh, të cilat janë të parapara në projektin për furnizim me pajisje themelore për mirëmbajtjen e higjienës në komunën e Gostivarit.”, kështu shkruan  në faqen zyrtare të Komunës së Gostivarit, që mban datën  27 Prill 2013.

 

Sipas metodologjisë që ndjek Agjencia e Lajmeve Zhurnal, ka konstatuar se këto dy premtime të dhëna   në zgjedhjet lokale të mbajtura më 2013 nga kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta janë përmbushur plotësisht.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.09.2017, 18:00  | A.SH | 2,292 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.