« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Presidenti Trump vlerëson homologun Erdogan, megjithë dhunën kundër protestuesve
auto_061A789C-7719-4E29-B05A-4EF12D714632_w1023_r1_s1506115580.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është një mik që meriton “vlerësim të lartë” për “qeverisjen e një pjese shumë të vështirë të botës”.

 

Superlativat e presidentit Trump për udhëheqësin turk erdhën në kuadrin e takimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të enjten, pavarësisht nga tensionet mes dy vendeve lidhur me dhunën e zyrtarëve turq të sigurisë ndaj protestuesve amerikanë.

 

Disa orë para se presidentët Trump dhe Erdogan të takoheshin për bisedime, përkrahësit e zotit Erdogan goditën me grushta dhe shqelma tre protestues që ndërprenë fjalimin e tij në një hotel të Nju Jorkut.

 

Presidenti Erdogan po fliste para disa qindra vetëve në një aktivitet të organizuar nga një grup biznesi, Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan, kur një burrë u ngrit në këmbë dhe filloi ta thësrriste “Terrorist! Terrorist!”

 

Pamje të xhiruara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se si pjesëtarë të audiencës filluan ta godasin atë ndërsa oficerë amerikanë të sigurisë u përpoqën ta largonin atë nga rreziku. Menjëherë pasi ai u largua, edhe një person i dytë që bëri të njëjtën gjë, u godit në mënyrë të përsëritur me grushta dhe me flamuj turq në kokë, ndërsa nxirrej jashtë nga forca amerikane të sigurisë.

 

Zoti Erdogan u përpoq të qetësonte turmën, duke thënë: “Nuk duhet ta sakrifikojmp gjithë takimin për dy terroristë”.

 

Një protestues i tretë filloi të hidhte parrulla kundër presidentit nga një tjetër pjesë e turmës. Megjithëse ky incident nuk u regjstrua nga kamerat, një gazetar i Zërit të Amerikës që ishte aty pranë tha se edhe ai person, u godit.

 

Ky ishte rasti i dytë brenda këtij viti, që protestues në Amerikë sulmohen nga përkrahës të presidentit Erdogan.

 

Muajt e kaluar, 21 persona, shumë prej të cilëve ishin anëtarë të shërbimit të sigurisë së ambasadorit turk, u akuzuan se kishin sulmuar protestues para ambasadës turke në Uashington në maj.

 

Mbi të gjithë ata u ngrit akuza për konspiracion për të kryer një krim të dhunshëm, një vepër penale që dënohet me deri në 15 vjet burgim. Disa prej tyre përballen me akuza shtesë për sulm me një armë vdekjeprurëse.

 

Përleshjet shpërthyen para rezidenëcs së ambasadorit turk në Uashington, pak pasi zoti Trump u takua me zotin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë. Videoja e protestës e xhiruar nga shërbimi turk i Zërit të Amerikës, që tregonte roja sigurie dhe disa përkrahës të zotit Erdogan që sulmonin një grup të vogël demonstruesish, u përhapën me shpejtësi.

 

Presidenti Erdogan tha në një intervistë në televizionin PBS se “I vinte shumë keq” për dhunën në maj. Ai tha gjithashtu se Presidenti amerikan Donald Trump e kishte telefonuar para një jave lidhur me ngjarjen e majit për t’i thënë se edhe ai shprehte keqardhjen dhe se “do ta diskutonin këtë çështje kur zoti Erdogan të vinte në Shtetet e Bashkuara në kuadrin e një vizite zyrtare”.

 

Shtëpia e Bardhë e ka kundërshtuar me forcë versionin që paraqiti zoti Erdogan për telefonatëb me presidentin Trump.

 

Të enjten, gjatë takimit me zotin Erdogan, zoti Trump u pyet për bisedën me udhëheqësin turk lidhur me dhunën kundër protestuesve paqësorë. Presidenti Trump nuk u përgjigj.

 

Shërbimi turk i Zërit të Amerikës dhe gazetarët, Peter Heinlein dhe Paul Alexander bashkëpunuan për këtë artikull./Voa

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.09.2017, 08:38  | Z.H. | 1,149 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv.kryeministri Angjushev kryesojnë delegacioni në varrimin e mbretit rumun Mihai i Parë
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
Qeveria, Ministria e Shëndetësisë në duart e LSDM-së
Djali më i madh i ish-kryeminsitrit turk është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij
Kryetarët e këshillave komunal kanë bllokuar rekonstruimin e Qeverisë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.