« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Spartak Ngjela: Basha ngriti çadrën nga frika e reformës, ja si ra alibia e Ramës
ngj_2_38.jpg

Tiranë, 23 shtator - Avokat Spartak Ngjela ka vijuar dje me të tjera sulme ndaj klasës politike. I ftuar në një studio televizive, ai i ka qëndruar idesë se pakti i 18 majit mes Ramës dhe Bashës ishte për të bllokuar reformën në drejtësi. Sipas tij, çadra ishte lëvizje e Bashës nga frika e kësaj reforme. Opozita dështoi me revolucionin në çadër. Nuk ka punë fare Partia Socialiste në eliminimin e çadrës. Ata kërkuan revolucion politik sepse lideri i tyre kapej nga reforma. Çfarë ishte kjo marrëveshje 4-5 orë me njëri tjetrin? Derisa e kanë mbajtur fshehtas, ndonëse s’kishte fare nevojë për të fshehta. Kaq ministra dhe gjithçka i vuri në tavolinë ai, i jashtmi. Lind kur ata u zhduken. Kjo kundër reformës në drejtësi. Çfarë i ndodhi Ramës që nuk i eci kjo skemë? Ai është mërzitur shumë që ka marrë 71 deputetë. Se donte të ndërtonte një alibi kundër Berishiane por atij i dhanë 71 dhe alibia I humbi”, tha ai. Për avokatin reforma në drejtësi do të jetë e paparashikueshme. Ai deklaroi se askush nuk e di se kush do të bjerë në rrjetën e saj, por e sigurt është se asnjë nuk e ka vendin të sigurt. “Problemi qëndron që a do ta bëjë reformën ose jo. Reforma në drejtësi nëse zbatohet, nuk dihet se kë kap. Deri në mars shumë nga këta nuk do të jenë. Këta e kanë bllokuar dy vite reformën, por revolta që kanë bërë kroatët është minimum 10 herë më e madhe. Është e njëjta reforma si në Kroaci. Rama s’ka program, nuk ka prodhim. A do ta bëjmë reformën në drejtësi që të hyjmë në BE”, tha Ngjela. Që p[as krijimit të qeverisë së re, avokati ka nisur sulme të forta ndaj kryeministrit. Ai ka hedhur idenë se ai bashkëpunoi me Bashën për t’i shpëtuar reformës bashkë me Sali Berishën. Mbetet të shihet se sa e vërtetë është kjo, por e sigurt është se reforma po zvarritet nga dita në ditë. Vetingu u tha se do fillojë në shtator, por tani u shty në tetor, ndërkohë që nuk ka asnjë lëvizje nga organet e reja.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.09.2017, 08:51  | Z.H. | 581 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv.kryeministri Angjushev kryesojnë delegacioni në varrimin e mbretit rumun Mihai i Parë
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
Qeveria, Ministria e Shëndetësisë në duart e LSDM-së
Djali më i madh i ish-kryeminsitrit turk është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij
Kryetarët e këshillave komunal kanë bllokuar rekonstruimin e Qeverisë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.