"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Incidentet në PD, reagon Mezini: Mosthënia e të vërtetës kultivon totalitarizmin dhe diktaturën
mezini1-300x200.jpg

Tiranë, 23 shtator - Konfrontimi mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit në mbledhjen e Kryesisë të Partisë Demokratike që u mbajt ditën e enjte, ka sjellë dhe reagimin e kësaj të fundit. Ndonëse Mezini nuk e ka përmendur fare konfrontimin me Gjanën, ajo ka theksuar, gjatë ditës së djeshme, se Partia Demokratike ka nevojë që të ringrihet duke thënë të vërtetën dhe jo gënjeshtrën. “Interesi juaj ishte shumë i madh, për të mësuar të vërtetën dhe unë e çmoj këtë interes jo për Valbonën, por për merakun e madh që ju dëshmuat se i gjendeni pranë Partisë Demokratike në këto ditë të vështira ku më shumë se kurrë ajo ka nevojë të ringrihet përmes së vërtetës, asaj të vërtete që do t’i shërbejë asaj dhe strukturave për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga disfata dhe asfiksimi i mendimit të lirë”, ka shkruar Mezini. Sakaq, Mezini ka hedhur akuza të nënkuptuara kundrejt një pjesë të demokratëve si dhe vet kreut të opozitës, pasi është dhe një prej kritikëve të Bashës, se mungesa e njohjes së të vërtetës dhe fshehja e saj kultivon diktaturën dhe nëse nuk je demokrat hiqesh qafe. “Mungesa e njohjes së të vërtetës dhe aq më keq fshehja qëllimisht e saj kultivon totalitarizmin dhe diktaturën, për të mos thënë se sjell modën e retrospektivave ku strukturat politike ishin pronë e familjeve mafioze. Nëse nuk je njeri prej nesh, je njeri prej tyre dhe hiqesh qafe”, ka shkruar ajo. Por Mezini nuk ndalet me kaq, pasi ka vazhduar me akuza të nënkuptuara kundrejt një pjese të hierarkisë së demokratëve duke deklaruar se brezi i ri ka instiktin të mendojë për larg dhe jo të heshtë pasi ringritja e PD vjen përmes besimit. “Brezi i ri ka ekzigjencën të mendojë për më mirë. Ka instinktin të mendojë për më larg. Lëreni rininë të mendojë dhe flasë, qoftë edhe gabim, atë le ta gjykojë koha. Ne pikërisht se heshtëm jemi në këtë humbje, madje ngaqë heshtëm vuajtëm 50 vjet diktaturën. Sot më turren se guxova të mendoj dhe flas. Historia përsëritet por unë nuk dua ta lejoj që kjo të ndodhë në partinë tonë. Ringritja vjen përmes besimit dhe besimi duhet mbjellë për t’u korrur dhe këtë në PD duhet ta bëjnë të gjithë bashkë të vjetër, e të rinj. Përndryshe ky diell nuk do të ngrohë me dhe ky vend do të jetë streha e batakçinjve”, ka shkruar Mezin

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.09.2017, 08:52  | Z.H. | 1,520 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.