Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Valoni-Zeka.jpg

Shkup, 24 shtator - Opinionisti Valon Bela në një status të tij të fundit në rrjetin Facebook, ka hedhur dyshime lidhur me 'vjedhjen' e kandidaturës së Kastriot Rexhepit tek Lëvizja Besa nga aan e Zeqirija Ibrahimit, transmeton Zhurnal.mk.

Ndërkohë që së bashku me statusin, Bela ka publikuar edhe një foto në të cilën shihet Kastrioti në njërën anë dhe Zeka në anën tjetër ndërkohë që para kanë të lidhur të dy flamujtë.

Bela më pas shkruan se Zeka ka qëndruar gjithmonë në prapaskenë mirëpo qëllimet i ka pasur të errëta.

"Si u vodh kandidatura e Kastriotit mjafton të shihni këtë foto dhe të bindeni se roli i Zeqës ka qenë tinëzar/dinak/dhelprak qysh nga aktivitetet e para të L. Besa. Nëse Kastrioti kundërshtonte bashkimin e flamurit kombëtar me atë maqedonas, abia Zekë mbështeste atë me heshtje. Gjithmonë në prapaskenë me qëllime të errëta ! Zeqirja Ibrahimi, Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së", shkruan mes tjerave Bela në statusin e tij.

Ndryshe pas një fërkimi bukur të gjatë mes dy kandidatëve më të përfolur për kreun e komunës së Çairit mes Bekim Sali dhe Kastriot Rexhepit, kryesia qendrore e Lëvizjes Besa doli me propozim që të kandidojë deputetin Zeqirja Ibrahimin për zgjedhjet lokale 2017.


"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.09.2017, 13:55  | B.M. | 26,879 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.