Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
Kasami: Pas 15 tetorit Lëvizja Besa do të jetë për një Tetovë me dinjitet, me ajër të pastërt
Kasami_4.jpg

Shkup, 24 shtator - Lëvizja Besa sot mbajti konventën promovuese në qytetin e Tetovë,ku u prezantuar kadidatët për kryetarë komunash si dhe bartësit e lisatve për këshilltarë në zgjedhjet e 15 tetorit.

Pjesëmarrësve ju drejtua edhe lideri dhe njëherit edhe kandidati për kreun e Tetovës nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami, i cili mes të tjerave tha se që nga kjo ditë ka përfunduar koha e politikanëve që  futen në pushtet të varfër e dalin të pasur, ata tani e tutje ata vendin do ta kenë në Idrizovë dhe në vendet tjera ku e meritojnë që të jenë.

"Zoti do ta ndryshojë vendin tonë, se ne e kemi ndryshuar veten tonë. Poashtu zoti i sprovon njerëzit që i do dhe sot zoti na sprovoi me këtë shi dhe ne treguam se jemi të gatshëm tu rrimë karshi sprovave, sprovave të zotit dhe sprovave me të cilat na sprovojnë këta politikanë që kemi në pushtet të përjetshëm.

Me Lëvizjen Besa ju do të keni pushtetarët, sherbetorët tuaj,ju do të keni pushtetarët të cilët do të angazhohen që populli të jetë i pasur dhe ata të jenë në shërbimin tuaj, pa pasur asnjë interes material për ta dhe familjet e tyre.

Prandaj më 15 tetor, ju sot treguat se, do të votoni për një jetë të re, treguat se jeni të gatshëm që tu rrini karshi të gjitha sfidave, shantazheve që mund të bëjnë pushtetarët, të cilët nuk kanë alternative tjetër, ose do ta mbrojnë pushtetin o do të shkojnë në Idrizovë tek shokët e tyre, në Idrizovë dhe gjithandej ku e kanë vendin.

Të gjithë projektet që ofron Lëvizja Besa janë do të jenë për një Tetovë me dinjitet, me ajër të pastërt, rrugë të hapura dhe të pastërta, për një Tetovë e cila e meriton epitetin Tetova universitare, e qytetëruar, për një jetë urbane dhe të shëndoshë.",  ka thënë lideri i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat për kreun e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.09.2017, 21:23  | B.M. | 2,965 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.