« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« Analistët » Fitorja e LSDM-së reflektoi "rahatllëkun" e popullit pas rënies së regjimit Gruevski
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË jo?!
Zekaaaaa.jpg

Shkup, 25 shtator - Qeverisë së zgjeruar të përbërë nga Aleanca për Shqiptarët, Lidhjës Sociale Demokrate të Maqedonisë me partnerët e Koalicionit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, nuk i'u bashkua Lëvizja Besa, që si qëllim duhet ta kishte realizimin e programit politik të tyre të ashtuquajtur "Ridefinimi", shkruan Zhurnal.

Në fakt, programi politik i tyre nuk përmbante asgjë më shumë se partitë e tjera politike që prezantonin, gjuhën Shqipe, shpërndarjen e buxhetit në forma më racionale, antarësimin e vendit në BE-NATO, pra në një fjalë, ishin kopje e kërkesave të partive politike të tjera, por në esencë nevojë këto kërkesa janë jetike për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë.

Misioni politik i lëvizjes në fjalë është promovimi i shqiptarit autentik, në kontekst historik të fuqizohet identeti shqiptarë, por në praktikë këta nuk e bën, ose mendojnë se duke soditur( shikuar me ngadalësim ndonjë zhvillim, bie fjala në parlament, apo edhe më gjërë) dhe zhvillimet politike mendojnë që do t'i përmirsojnë si diçka në të mirën e shqiptarëve në këtë mënyrë, ose do t'i qëndrojnë besnik promovimit të këtij shqiptarit autentik, duke kënduar himnin, ose duke mos marrë guximin, përgjegjësinë, për të marrë një iniciativë në qeveri për tu njohur se partia politike në fjalë, do të njihet në opinion se për këto zotime parazgjedhore në qeveri ka vendosur të përkushtohet mbi këtë pikë, apo në atë pikë, këta thjeshtë mbeten të pa provuar politikisht në këto 100 ditë qeverie, dhe treguan naivitet politik duke konsideruar se, këto janë më të shenjtët e kombit dhe këta duhet luajtur vetëm rolin e gjykatësit dhe kritikuesit, sepse janë të pastër si loti  dhe më të pafajshëm se këta s'mundet të gjinden  në mesin e shqiptarëve, shkruan Zhurnal.

Naiviteti për deputetin në fjalë, vetëm sa vjen e thellohet para zgjedhjeve ai në një nga prononcimet e tij,  pak para një tubimi që kishin pasur për ta mbajtur, patë potencuar se ne jemi me besë dhe ne para se të shkojmë në një tubim të atëhershëm, "hyrëm dhe po kryem namaz", por ky naiviteti politik i tij, dëshmoi edhe një gjë, se privatësia fetare është e individit dhe nuk shfaqet në opinionin publik, ose për hirë të gjithë atyre besimtarëve ose pabesimtarëve, të partive tjera politike ose edhe të vetë anëtarësisë së tij, që me një grusht s'mund t'i bësh bashkë, sepse më së lehti se në këtë aspekt religjioz të luash lojën politike, vetëm fëmijët ndoshta e kanë më të lehtë në lojrat e tyre qesharake por që i bëjnë të lumtur.

Por në fakt në mungesë të ideve politike, programit politik dhe në mungesë të particimit politik aktiv për të mirën e shqiptarëve, demagogjia politike e tij dhe bashkpartiakëve të tij, kalon nivelin logjik të mendimit të vetëdijshëm.

Në historinë politike përzierja e relegjionit në politikë, ka dëshmuar mungesë të fuqisë politike dhe sakrifikimit politik për të mirën e trupit votues të tyre.

Edhe pse parti politike në historinë e politikës përmbajnë një vijë relegjioze ata nuk propagandojnë me të dhe "ky është dallimi" i tij dhe partisë së tij në fjalë, që automatikisht, drejton përçarje dhe ndasi tek shqiptarët, që si veprime si bazojnë në frymën historike të tolerancës ndërfetare që e kemi.

Kjo nuk nënkupton se kjo ndodhë për një periudhë të shkurtër, dhe për këtë deputeti në fjalë dhe partia e tij ndoshta janë të vetëdijshëm ndoshta jo, por në analizat më të gjerësishme, në qoftë  se i bëjnë për shqiptarin autentik, ata do e gjejnë këtë realitet që e prezantojnë dhe është jo i duhur për ta, familjet e tyre, dhe shqiptarët në përgjithësi.

Nuk ka mendje më të palogjikshme, më jo racionale, më jo të kapshme se, deputeti në fjalë dhe deputetët e partisë në fjalë, këto luajnë shumë rrole, mbajnë shumë pozicione për të ndryshuar fatin  e shqiptarëve në Maqedoni, edhe atë sikurse roli  i tyre më i njohur është i Gjykatësve të shenjtëruar.

Mos pjesmarrjen aktive në qeveri, për të ndryshuar dhe për të promovuar shqiptarin autentik e arsyetonin me arsyetime banale dhe qesharake, se kinse me të korruptuar, të shantazhuar, dhe broçkulla të shumta, që  ngjasonin në gafe të rënda politike dhe idioteske, por pa rreshtur deputeti, me zërin e embël të këngëtarit ndoshta të marrë nga bashkpartiaku i tij, lëshoji tingujt bombastik të himnit kombëtar në Parlament, dhe çfarë naiviteti politik, injorancë klasike, folklorizëm mediokër, në vrullin më të rrëzikshëm të historisë politike pas 2001, deputeti me shumë funksione për të ndryshuar fatin politik e historik të shqiptarëve në Maqedoni, i'a hodhi këngës në foltore, që mahniti publikun e gjërë në mbarë botën.

Poashtu në promovimin e shqiptarit AUTENTIK dhe mbështetja e tyre ideologjike në figura historike shqiptare që themeluan edhe kushtetutën e shtetit që bashkëmendimtarët e tij dhe ky e shofin si mrrekullia e vetme në botë dhe ajo është djepi i civilizimit të sotshëm dhe më herët, asnjëherë nuk ngritën ndonjë iniciativë për këto shqiptarët autentik, të njihen më mirë dhe jo vetëm për aspektin relegjioz të tyre, por edhe për frymën më të ngjallur autentike të tyre.

Por zotimet e tij dhe të bashkëpartiakëve të tij garues për deputet në parlamentin e Maqedonisë, që propozonin ridefinimin, dhe përmirësimin e jetës së qytetarit shqiptar, nuk morën guximin ta votojnë as Kryeparlamentarin shqiptar së pari herë në historinë e Pluralizmit politik të Maqedonisë, si i vetmi dhe do mbetet tërë historinë politike të këtij shteti i tillë, sepse a’i mbi të gjitha është shqiptar, të gjitha etiketimet, dhe cilësimet e tjera bien poshtë me vetëm këtë argument, duke u bazuar gjithmonë në ideologjinë e rilindasve tanë, dhe tani para zgjedhjeve politike deputeti tjetër dhe bashkëmendimtar i kënduesit të himnit që në atë vrull mundte të nxiste trazirë të re me përmasa të pa imagjinueshme, më në fund theksoi se do e votojnë ligjin për gjuhën shqipe, por ky ligj nuk do i përmbushë kërkesat e shqiptarëve dhe më tej vazhdon diskursi politik para zgjedhjeve që asnjëherë se gjejnë vetën dikund tjetër, por vetëm i'u duket vetja më mirë në këtë formë parazgjedhore, dhe fjalë e muhabete sa të duash, që deri më tani s’morën guximin politik të tyre të kristaltë për shqiptarin autentik dhe të ngrejnë iniciativë e  të mos lëkundën nga iniciativat e tilla për shqiptarin autentik.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 12:30  | B.M. | 8,896 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Fiat Canovski mbështet Ramiz Merkon për kreun e Strugës
Zaev: Kam mirëkuptim për veprimet e Ziadin Selës, vazhdojmë tutje së bashku
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
Reja e Shyhretes një nuse e "shtrenjtë", nuk do ta besoni ҫfarë ka blerë (Foto)
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.