"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
« Ministria e Transportit dhe Lidhjes » 20 milion euro për 20 komuna, projekt për rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit
21271275_1496196833773740_2650650415461519535_n.jpg

Shkup, 25 shtator - Ministri i Transportit dhe Lidhjes, Goran Sugareski, sot para mediave njoftoi se do të investojë rreth 20 milion euro për ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik në mbi 20 komuna, njofton Zhurnal.

Siç njoftoi ministri Sugareski, më tepër do të orientohet në komunat rurale ku ka vetëm 18% të mbulimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Ministria e Transportit dhe Lidhjes, nuk ka anashkaluar dhe vendbanimet me shumicë shqiptare. Siç njoftoi zv.ministri Mehmedi, sa i përket komunave me shumicë shqiptare, do të investohet në ndërtimin dhe përmirësimin e gypave të ujësjellësit në Gostivar, investim ky me vlerë prej 1,5 milion euro. Ndërtim i rrjetit sekondar të kanalizimit do të bëhet edhe në fshatërat Koroshisht, Livadhi dhe Lozhan të Strugës, me vlerë prej 456 mijë euro, rikonstruim i rrjetit të ujësjellësit në Prevalac dhe Orizare të Velesit. Stacion filtrues të ujit do të ndërtohet në Likovë, projekt ky me vlerë prej 1 milion eurove. Në komunën e Dollnenit është paraparë investim prej 420 mijë eurove.

Me përqindje të theksuar të shqiptarëve, në Kumanovë do të bëhet instalim i lexuesve të ujit me mundësi leximi nga largësia e kufizuar në komunën e Kumanovës, investim ky me vlerë prej 1,5 milion eurove. Investime të ngjashme gjithashtu janë paraparë edhe në komunat e Manastirit, Prespës, Studeniçanit dhe Zhelinës.

Projektet e paralajmëruara do të realizohen në bashkëpunim me Bankën Europiane për investim, Bankën Botërore dhe Sekretariatit për çështje ekonomike nga shteti zvicerian.

Siç njoftoi ministri Sugareski, projektet e reja për ujësjellës dhe rrjet kanalizimi, duhet të fillojnë me realizim për dy deri në tre muaj.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 15:23  | Z.H. | 5,841 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.