"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
aa_34.jpg

Shkup, 25 shtator - Nga dera në derë, prezencë e intensifikuar në rrjetet sociale Facebook dhe Tëiter, deklarata ditore për mediat, BDI dhe Lëvizja BESA, por jo vetëm edhe LSDM dhe VMRO-DPMNE dhe partitë tjera paralajmrojnë se maksimalisht do ti shfrytëzojnë të gjithë ditët e fushatës së zgjedhjeve lokale, pasi që siç thonë ato koha është e shkurtë, shkruan Zhurnal.mk

Lidërët e partive politike krah për krah me kandidatët për kryekomunar shpresojnë se do të veprojnë në mënyrë të denjë në prezentimin e kyetarve të mundëshëm të komunave, për ti promovuar për opinionin ata që janë shumë pak të njohur dhe kandidohen për hërë të parë. Partitë politike besojn se rezultatet e anketave në teren të publikuara para zgjedhjeve do të barten në konton e votave të kandidatëve më 15 tetor. Por, jo vetëm do të jenë edhe test për matjen e "pulsit" të qytetarëve për të trasuar eventualisht rrugën drejtë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të ballafaqur me rejtingje kritike, nën slloganin "Bashkë për Komunën që duam", BDI do ta zhvilloj fushatën e zgjedhjeve lokale. Komunikime të drejtpërdrejta me qytetar, ndërsa atje ku kjo parti do të mbanë tubime të mëdha në ato komuna do të jetë edhe koncertimi më i madh i zyrtarve të kësaj partie. Në BDI besojnë se komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët do të jetë kombinimi  fitues i këtyre zgjedhjeve. Lideri i BDI-së fjalime do të mbanë vetëm në tubimet qendrore të BDI-së.

Për dallim nga BDI, Lëvizja BESA nuk do të zhvillon tubime të mëdha. Siç mëson Zhurnal nga kjo parti ngjarjet kryesore gjegjëisht tubimet e mëdha kjo parti do ti organizon 4 ditët e fundit të fushatës, për të cilat mitingje ditëve në vijim do të përcaktohen komunat se ku do të mbahen, ndërsa ditëve tjera të fushatës do të jenë në të teren me qytetarët në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. 

"Për Lëvizja BESA po ashtu e rëndësishme është edhe fushata virtuale në rrjetet sociale, ndërsa kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të marrë pjesë në të gjitha takimet elektorale të partisë", thonë nga kjo Lavizje për Zhurnal

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev do të jetë prezent në të gjitha tubimet kryesore të partisë së tij, ndërsa tubimin pëefundimtar kjo parti do ta zhvilloj me 8 tetor në Ohër.

Edeh VMRO-DPMNE-ja opozitare e cila tradicionalisht fushatat e zgjedhjeve e fillon në qytetin Ohërit ka paralajmruar një fushatë aktive, ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski do të marrë pjesë në tubimet kryesore.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 19:10  | D.J. | 1,609 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.