« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Koce Trajanovski: Do të mbjellim 500 mijë m2 sipërfaqe të gjelbërta në qytetin e Shkupit
koce_3.jpg

Shkup, 25 shtator - Gjatë katër viteve të kaluara , ose me konkretisht tetë vite në mënyrë intenzive kemi punuar në rritjen e madhe të sipërfaqeve të gjelberta dhe mbjelljen e drunjve si një nga veprimet për mbrojtjen e ambientit jetësor në komunën e Shkupit.

Atë që e kemi bërë gjatë katër viteve të kaluara ,janë projekte të mëdha. Një nga ata projekte është parku i komunës Aerodrom në sipërfaqe prej 100 mijë m2 së bashku me komunën e Aerodromit. Parqet “Maqedonia 1”, “ Maqedonia 2”, “ Maqedonia 3”. Ai gjithashtu potencoi se janë mbjellur 256 mijë fidanë gjatë periudhës së kaluar.

-Nuk do të ndalemi këtu, ne do të vazhdojmë më tej. Në fushatë zgjedhore kemi veprime të shumta për mbrojtjen e ambientit jetësor. Gjithashtu, do të kemi projekte të shumta për sipërfaqe të reja dhe mbjelljen e drunjve të vegjël në qytetin e Shkupit. Në programin zgjedhor është paraparë edhe ndërtimi i një parku të ri, te trekëmbëshi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në sipërfaqe prej 100 mijë m2, deklaroi Trajanovski.

Sipas tij , pritet edhe rekonstruimi i pjesës së dytë të Parkut të qytetit në komunën e Karposhit, Aleksandar Palas, afër Vardarit në sipërfaqe prej 400 mijë m2. Do të rikonstruohet i gjithë gjelbërimi, do të bëhet uji për vaditje , do të ndryshohen rrugët, ndriçimi publik ,pajisje e re në komunikacion dhe pastrimi i liqeneve në pjesën e dytë të Parkut të qytetit.

Gjithashtu kemi projekte të tjera , rindërtimi i gjelbërimit në afërsi të lumit Vardar dhe rrugë për vrapim , thekson Trajanovski. Ai potencon se gjatë katër viteve të ardhshme do të mbjellën mbi 500 mijë m2, zona të gjelbërta në qytetin e Shkupit.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 22:17  | T.E. | 1,195 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.