« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Çdo javë në vendin e punës vdes nga një punëtor
ndertime.jpg

Shkup, 25 shtator - Në Maqedoni sipas statistikave çdo javë ka nga një viktimë në vendin e punës. Me përjashtim të vitit të kaluar kur janë regjistruar 28 raste të vdekjes, mesatarisht vitet e kaluara janë regjistruar rreth 43 raste të vdekjes në vit. Këto të dhëna alarmante janë publikuar nga shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës. Ata thonë se bëhet fjalë për numër që duhet t’i shqetësojë institucionet. Profesionet më të rrezikshme janë ndërtimtaria dhe bujqësia.

"Situata në Maqedoni as për afër nuk është e lakmueshme. Kemi situata ku çdo javë në vendin e punës ndërron jetë një punëtor. Kemi sektorë që nuk janë të mbuluar, e që janë gjenerator i numrit më të madh të vdekjeve në Maqedoni. Siç janë bujqësia, industria e transportit, pjesët e policisë dhe armatës", deklaroi Milan Petkovski, shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës.

Petkovski thotë se Maqedonia ka ligje evropiane për siguri dhe shëndet gjatë punës, por se mungon zbatimi i tyre.

"Nëse flasim për zbatim, flasim për zbatim në Ballkan dhe Maqedoni. Nëse flasim për siguri në punë, do të renditemi pak më poshtë se vendet e Afrikës", theksoi Milan Petkovski, shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës.

Nga lidhja e sindikatave në Ohër thonë se siguria dhe mbrojtja e punëtorëve vërtetohen edhe me ligjin për marrëdhënie pune.

"Probleme ka në pjesën e mosrespektimit dhe mosdhënies së mjeteve mbrojtëse për punëtorët. Sigurim të dobët në vendin e punës. Tani obligim është që gjatë firmosjes së deklaratës për siguri dhe shëndet të kërkohet mendim edhe nga përfaqësuesi i sindikatës. Kishte manipulime, punëtorët firmosnin deklaratë për siguri dhe shëndet, ndërsa nuk kanë qenë të informuar se çfarë pasoja sjell vendi i caktuar i punës", u shpreh Dragan Cvetanoski, LSM Ohër.

Në Ohër këto ditë është debatuar pikërisht për këto probleme, ndërsa përfundimi ka qenë se në ato organizata ku ka organizim sindikal, problemet kanë qenë më të vogla.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 09:35  | Xh.I. | 1,129 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv.kryeministri Angjushev kryesojnë delegacioni në varrimin e mbretit rumun Mihai i Parë
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
Qeveria, Ministria e Shëndetësisë në duart e LSDM-së
Djali më i madh i ish-kryeminsitrit turk është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij
Kryetarët e këshillave komunal kanë bllokuar rekonstruimin e Qeverisë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.