Shilegov e Ganiu, targetojnë pikat se ku do të punohet së pari në Çair
« Zhurnal mëson » Në Strugë janë shitur letërnjoftime për votimet e 15 Tetorit, priten arrestime në Str..
Bexheti: Pa ASH-në, Qeveria Zaev nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane
« Raporti i partive » Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore
Kush tjetër përpos Nevzat Bejtës: Do të ndërtoj sheshin më të ri më të mirë në Gostivar
bejta1_3.jpg

Gostivar, 25 Shtator - Kandidati për Kryetar Komune nga radhët e BDI-së në Gostivar, z. Nevzat Bejta sot edhe zyrtarisht filloi fushatën zgjedhore nga qendra e qytetit.

“Ditën e parë të fushatës edhe zyrtarisht e filluam nga qendra e qytetit, nga ku paralajmëruam ndërtimin e sheshit të ri. Bashkë me kandidatët për Këshilltarë Komunalë vijuam vizitat në lagjen Xhamixhid, një pjesë të Lagjes së Re dhe lagjen Silaka. Zgjodhëm këtë formë të bërjes së fushatës me qëllim që nga afër të takohemi me qytetarët, të dëgjojmë sugjerimet e tyre dhe bashkë të gjejmë zgjidhje dhe realizim në mandatin e ardhshëm”, deklaroi Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Banorët u shprehen falënderues për investimet e realizuara në këtë pjesë të qytetit, siç është rruga dhe ura e re, rruga e asfaltuar së fundmi në lagjen Xhamixhid. Në këto dy lagje kemi bë shumë punë në mandatin e kaluar dhe kemi realizuar gjitha premtimet që ua bëmë banorëve të kësaj pjese të qytetit.

“Tani kemi bë programin e ri për zgjedhjet e 2017-ës dhe kemi paraparë ndërtimin e urës së katërt mbi lumin Vardar sipas planit gjeneral urbanistik të qytetit, ndërtimin e dy garazheve publike me kate për parkim në këtë pjesë të qytetit, asfaltimi i rrugës “Çede Filiposki” deri te rruga “JNA”, ndërtimi i kontejnerëve nëntokësor në pikat kyçe të qytetit, asfaltimin dhe riasfaltimin e rrugëve ku është e nevojshme intervenimi. Kemi shumë projekte për këtë pjesë të qytetit. Ajo që më gëzoi ishte mikpritja e përzemërt nga ana e qytetarëve, gjë e cila tregon që veprat e mira vlerësohen nga ana e qytetarëve”, përfundoi Bejta.

Të martën fushata vijon me hapjen e Shtabit të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, me fillim prej ora 18:00.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 26.09.2017, 00:13  | B.M. | 2,961 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
PDSH-ja do të votojnë Arifin në Tetovë, kurse BDI-ja do ta mbështesë kandidatin e tyre në Studeniçan
« Koment » Nëse Sela ballafaqohet me BDI dhe LSDM në Strugë, a ka kuptim koalicioni qeveritar?!
« Analizë në "Inside" » Nuk është e sigurt që Ibrahimi mund t'i ketë votat e rrethit të parë
LSDM do ta mbështesë BDI-në në Strugë, Tetovë dhe Gostivar?
Aksident i rëndë në Maqedoni, trupi i viktimës ngel në veturë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.