"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Sela-Do-Jemi-Fitues.jpg

Tetovë, 25 shtator - Zgjedhjet lokale të 15 tetorit kanë futur “ethet garuese” për partitë politike shqiptare dhe liderëve të tyre partiak.

Karvani i konventave të shumta nuk ka të mbaruar, gjithashtu pas tyre vijojnë edhe mitingjet dhe takimet e shumta me qytetarët.

Partia e Zijadin Selës, Aleanca për Shqiptarët, sonte zyrtarisht ka filluar fushatën për zgjedhjet lokale  për me  15 tetor. Me këtë rast,  ajo në Tetovë mbajti konventën promovuese të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunalë.

Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, në qendër të fjalimit të tij përpara tetovarëve, vendosi ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill.

Edhe pse me BDI-në Aleanca për Shqiptarët  është partner koalicioni, Sela tha se nëse më 27 prill kanë rrëzuar një pjesë të regjimit, pas 15 tetorit do ta rrëzojnë pjesën tjetër të regjimit, BDI-në.

“ Ai nuk la pa përmendur  liderin e BDI-së, Ali Ahmeti  dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin i cilët përherë nënvizonin se  duhet kryetari i Parlamentit të jetë shqiptar, por kur kryetari i Parlamentit u zgjodh shqiptar, ata  nuk ishte aty, ka thënë Sela.

“Ne ishim aty dhe ne dhamë kontributin tonë, mundin dhe sakrificën”, deklaroi Sela.

Krytari Zijadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët , në bazë të sondazheve të shumta dhe mendimeve të qytetarëve,  kanë si pikësynim avancimin e tyre politik me patriotizëm dhe oratori “ të vrazhdë” ndaj partive tjera shqiptare dhe partive maqedonase në vend. 15 tetori do të jetë vendimi  i fundit nga vetë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se cila parti politike do të jetë prijëse me kryetarë të komunave.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 26.09.2017, 00:09  | B.M. | 31,959 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.