« Zekolli për Zhurnal » 22 Nëntori festë unifikuese për shqiptarët
Lika nderon doajenët e arsimit shqip
Ef. Rexhepi uron shqiptarët: Zoti e bekoftë alfabetin dhe gjuhën shqipe
« Vizita e presidentit Meta dhe komisionerit Hahn, flasin analistët » Partitë shqiptare të shfrytëzojnë momentin, të ecin rrugës së SHBA dhe BE-së
Kosova, me Qeveri; "dinosaurësh"(komandantash!) &"shkurtabiçësh"(tyxharësh!) dhe "minoritarësh" (patriot!)?!

Fadil Maloku

Që fillim duhet cekur, qē kjo qeveri, edhe nëse formohet, do jetë tejet e kushtëzuar dhe e hendikepuar për shumë arsye;

1. Arsyeja e parë madhore, që kujtojë se do e përcjell sidomos fillimin e mandatit qeverisës, ka të bëjë kryesisht me; defektin e kompleksit dhe hipotekës së;

"Pakicës shqiptare" (sepse, nuk i ka 51 deputet etnik shqiptar, pra nuk do ket legjitimet të 95% të banorëve!), që frikohem, se gjatë gjithë "odisejadës" qeverisëse..., do kushtëzohet (lexo; shantazhohet!) me lloj lloj kërkesash të dirigjuara; pa asnjë diskutim; si nga "tuxharët" ashtu edhe nga "minoritarêt" serb (lexo; puro Beogradi!) të llastuar nga superprivilegjet (!), që askund në asnjë shtet normal, nuk mund t'i hasish!?

2. Arsyeja e dytë, gjykojë do të jet me jetëgjatësi... (gjashtë muaj, një vit,... gjë varet shumë nga vullneti i opozitës shqiptare VV dhe LDK-s), dhe pa asnjë dyshim, do përcillet me; shumë konfuzione, akuza, kundërakuza, e shfajsime nga më të ndryshme (si satisfaksion moral e politik për keqeverisje!) për "kualitetin",moskordinimin, mospërfaqësimin (klanor, e grupor!) partiak në mandatin qeverisës! Kjo do të ndodhë edhe si pasojë shumë "niveleve vendimarrëse", dhe do etiketohet si qeveri, e; 

"Shumicës vendimarrëse”, qeveri e kontrollit dhe menaxhimit nga liderët politik (lexo; kontratën, dhe prononcimin publik të Z. Pacolli, në Rubikon) për të ngarkuar dhe shkarkuar, secili ministrat e vetë!

3. Arsyeja e tretë, do jenë sfidat vjetra (demarkacioni) dhe këto të rejat në horizont (asociacioni /lexo; një republika Serpska, në Kosovë/), ushtria e Kosovës, demarkacioni me Serbinë (që do jetë shumëfish më i vështirë!) që do jenë "kafshata" të pakapërdishme, për (komandantin e lavdishëm) kryeministrin Haradinaj! I cili përkundër gjitha këtyre pengesave, shpresojë të ndjek dinamikën e qeverisjes së tij emblematike të "njëqinditëshit", dhe të mos bie pre e "arsyeve", të lartcekura!

 06.09.2017, 22:48  | D.J. | 1,735 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë në skenë (Foto)
Numërohet një vendvotim në Prizren, ndryshon rezultati
Sela ka biseduar me Zaevin, ministria e Shëndetësisë do të mbetet te Aleanca
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.