"MARRËVESHJE TË DOJRANIT"
opinion
"MARRËVESHJE TË DOJRANIT"

"MARRËVESHJE TË DOJRANIT"

Shkruan Suat Saqipi

"Me që dështoi referendumi për aderim në NATO dhe BE,atëhere e ardhmja e vendit është e pasigurt !

Definitivisht duhet të ulen maqedonasit dhe shqiptarët pêr një marrveshje të re për të ardhmen e vendit !

Me që marrveshjet e mëdha i kemi nijsë nga liqenet si Ohri e Prespa,atëhere ka edhe një liqen Dojran nga ku duhet të vendoset për të ardhmen e këtijë nënqielli.

Maqedonasit nuk arritën ta kuotojnë se aderimi në NATO dhe BE sjellë perspektivë më tē mirë dhe do binin poshtë të gjitha tendencat për ndarje të vendit.

Për mua nuk kanë rëndësi zgjedhjet e parakohëshme sepse ato nuk janë zgjidhje.

Pra,është e patjetërsueshme një marrveshje e re pas dështimit të referendumit.Shqiptarët nuk mund të jenë fasadë e qeverive të ndryshme e që nuk e shohin vehten anëtare të familjes euroatlantike.

Debati në parlament është edhe një përpjekje e që në start shihet mosuksesi i sajë,përshkak të numrit jo të mjaftueshëm të deputetëve.!"-

© ZHURNAL 08.10.2018, 21:07 | B.M. | 1,463 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."